LAJMI I FUNDIT:

Kolegji Heimerer në Kosovë edhe me “Qendrën Terapeutike Heimerer (QTH)”

Kolegji Heimerer në Kosovë edhe me “Qendrën Terapeutike Heimerer (QTH)”

Në 10 vjetorin e hapjes së tij në Kosovë, kolegji Heimerer hap Qendrën Terapeutike me qasje multidisciplinare dhe risi në shërbime terapeutike shëndetësore. Kjo qendër është inicuar me përkrahjen e projektit SMAHPC (Student-Run Multidisciplinary Allied Health Practice Center) të financuar nga ERASMUS+, përmes një modeli të funksionimit që përbën risi për Kosovë dhe rajon.

Qendra Terapeutike Heimerer është e vetmja poliklinikë me qasje multidisciplinare në rajon e cila ofron shërbime që adresojnë nevojat e shëndetit mendor, fizik dhe emocional të individëve, familjeve dhe komunitetit. Këto shërbime QTH i ofron përmes profesionistëve shëndetësor vendor dhe ndërkombëtar të kualifikuar dhe licencuar në shkenca terapeutike në profilet si:

Logopedi – Prof. Ass. Muljaim Kacka

Autizëm –  PhD Bojan Radic

Ergoterapi – PhD Diana Ullrich

Fizioterapi – PhD Cand. Margarita Van Dijk

Filozofia ndërmarrëse e QTH-së është klienti në qendër dhe e drejta e individit për një kujdes shëndetësor më cilësor.

QTH ofron një gamë të gjerë të shërbimeve të munguara në vend dhe rajon:

– Në fushën e Logopedisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)

– Në fushën e Autizmit (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)

– Në fushën e Ergoterapisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)

– Në fushën e Fizioterapisë (vlerësim, diagnostikim, trajtim, rehabilitim dhe edukim)

Ajo që e bënë unik QTH-në është pikërisht bashkëpunimi multidisciplinar mes fushave të ndryshme terapeutike dhe përvojave më moderne ndërkombëtare, që ndërthuren dhe e plotësojnë njëra-tjetrën, duke përmbushur kështu më së miri nevojat e klientit.

Gjithashtu, e veçantë e kësaj qendre është krijimi i mundësisë për praktika profesionale në këto fusha për studentët e Kolegjit Heimerer dhe partnerëve të  tjerë vendor e ndërkombëtar.

Për nder të hapjes së QTH-së, do të organizohet “Java e Diagnostikimit” dhe tryeza e ekspertëve me temë “Rëndësia e çasjes multidisciplinare”.

Gjatë javës së diagnostikimit QTH do të ofroj shërbime diagnostikuese me çmime promocionale. Shërbimet diagnostikuese do të bëhen duke përdorur:

–       testin e autizmit (ADOS);

–       testin e kuptueshmërisë;

–       testin e aftësisë së gjuhës funksionale;

–       testin e artikulimit;

–       testin diagnostik defektologjik dhe

–       testin e disleksisë.

Në tryezën e ekspertëve do të marrin pjesë përfaqësues nga projekti SMAHPC (Student-Run Multidisciplinary Allied Health Practice Center), udhëheqësit e klinikave të QTH-së dhe mysafir nderi -ish presidenti i Organizatës Botërore të Autizmit. Paul Shattock dhe eksperti i organizatës botërore të autizmit, Necip Cem Kinaci.

Për më shumë informacione, kontaktoni në:

Email: info@qt-heimerer.eu

Tel: +383 49 947 351 ose +383 49 947 347

Webwww.qt-heimerer.eu

Adresa: Veranda D4, Hyrja D, Lagja Kalabri, (Rruga për Vetërnik), 10,000 Prishtinë, Republika e Kosovës

Artikull i sponzorizuar