LAJMI I FUNDIT:

Kokën lart, i shikoi në sy dhe u kërkoi vetëm një duhan – fjalët e fundit të Che Guevaras: “Qëllo frikacak, do të vrasësh vetëm një njeri”! (Foto)

Kokën lart, i shikoi në sy dhe u kërkoi vetëm një duhan – fjalët e fundit të Che Guevaras: “Qëllo frikacak, do të vrasësh vetëm një njeri”! (Foto)

“Qëllo, frikacak, do të vrasësh vetëm një njeri!”, ishin fjalët e fundit të cilat ia tha ekzekutorit të tij Che Guevara, pak para se të vritej në fshatin bolivian të La Higuera më 1967.

Sipas asaj që kujtojnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, pas një përleshjeje të shkurtër dhe aksidentale armësh më 8 tetor 1967 afër fshatit La Higuera, ushtria boliviane kishte kapur Che-në dhe një nga bashkëluftëtarët e tij.


Ai ishte i plagosur në këmbë dhe nuk mund të mbrohej. Kur e kuptuan se kush ishte, ushtarët u bënë thirrje urgjente eprorëve të tyre.

E pasi ishte kapur, Guevara ishte dërguar në një shkollë aty afër fshatit. Gjatë gjithë kohës, që nga kapja ai thuhet se kishte mohuar të merrej në pyetje.

10 fakte që nuk i dini për Che Guevaran: Revolucionari që u diplomua si doktor (Foto)
Lexo po ashtu 10 fakte që nuk i dini për Che Guevaran: Revolucionari që u diplomua si doktor (Foto)

Vozitësi i helikopterit, boliviani Jaime Nino de Guzman, i cili ishte dëshmitar i ngjarjes përshkroi më vonë se Guevara dukej tmerrshëm: ai u plagos, rrobat e tij ishin të grisura dhe flokët e pista. Megjithatë, Guzman kujton se “Che mbante kokën lart, duke e shikuar secilin në sy dhe vetëm kërkoi që t’i jepnin duhan”.

Guzman më tej pohon se ai i dha atij duhan, pas së cilës Che Guevara buzëqeshi dhe e falënderoi atë.

Siç rrëfehet më tej, në natën e 8 tetorit, Guevara, pavarësisht nga fakti se duart e tij ishin të lidhura, e shtyu oficerin bolivian Espinoza drejt murit, pasi ai u përpoq t’i merrte llullën e tij si një suvenir.

Për të kryer ekzekutimin e tij u zgjodh “bereta e gjelbër”, rreshteri Mario Teran. Nuk dihet nëse u lajmërua vullnetar apo e urdhëruan, përcjell Telegrafi.

Pse Guevara quhej edhe “Che”?
Lexo po ashtu Pse Guevara quhej edhe “Che”?

Ai u qëllua së pari në anën e djathtë të gjoksit, më pas në shpatullën e djathtë, këmbë, stomak dhe në anën e majtë të gjoksit. Derisa ai foli fjalët e fundit, një ushtar iu afrua dhe qëlloi një tjetër shtënë në qafë, pas të cilës ai vdiq, në ora 13:10.

Ernesto Guevara de la Serna, i njohur më mirë si Che Guevara, ishte një revolucionar marksist, teoricien, mjek, diplomat dhe shkrimtar.

Guevara ishte një nga figurat kryesore në revolucionin e Fidel Castros në Kubë (1956-1959) si një anëtar i lëvizjes së 26 korrikut.

Pas fitores së revolucionit, disa vite ka qenë aktiv në promovimin e shoqërisë revolucionare, duke udhëtuar nëpër botë, si diplomatë, dhe pastaj i angazhuar personalisht në lëvizjet për çlirim nga regjimet diktatoriale me anë të luftës guerile, për herë të parë në Kongo, pastaj në Bolivia.

Në Bolivi, siç shkruajnë më tej mediat, me ndihmën e agjencisë amerikane të inteligjencës dhe të ushtrisë boliviane, Guevara u kap dhe të nesërmen u vra.

Karakteri i tij, si një luftëtar për liri, edhe sot, disa dekada pas vdekjes së tij, është një nga simbolet kryesore dhe ikonat e revolucioneve sociale dhe politike në të gjithë botën. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

A e ka fituar Ukraina fuqinë për të degraduar forcat ruse me raketat e reja amerikane?

Botë
Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin

Mbretëria e Bashkuar do ta furnizojë Ukrainën me bomba me laser që mund të godasin "objektivat e buta" ruse

Evropa
Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Çfarë dihet për varrezat masive në Gaza dhe çfarë ka ndodhur me ato të zbuluara në vende të tjera më parë?

Botë
Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Pak para se të lansonte raketat mbi pozicionet e ukrainasve, sistemi raketor rus Buk-M1 shkatërrohet – goditet direkt

Evropa
Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Shtyhet votimi në OKB për rezolutën për gjenocidin në Srebrenicë

Bosnja
Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Lukashenko: Në Bjellorusi janë vendosur dhjetëra armë bërthamore ruse

Botë
Kalo në kategori