LAJMI I FUNDIT:

Kokaina në vlerë me miliona euro e fshehur në kuti bananesh përfundon gabimisht në super-marketet e Çekisë

Kokaina në vlerë me miliona euro e fshehur në kuti bananesh përfundon gabimisht në super-marketet e Çekisë

Kontrabandistët e drogës humbën një ngarkesë kokaine të fshehur në arka me banane, pasi u dorëzua në super-markete çeke.

E gjithë ngarkesa u kap përfundimisht nga policët kur punonjësit e këtyre supermarketeve në dyqane anembanë vendit filluan të zbulonin paketimet e mbushura me kokainë në kutitë bananeve.


Pamjet e marra nga policia çeke tregojnë një oficer policie dhe një qen nuhatës duke inspektuar një ngarkesë me disa arka banane, që thuhet se vinin nga Kolumbia, transmeton Telegrafi.

Droga, e shpërndarë e paketuar me një peshë totale prej 839 kilogramë dhe me një vlerë rruge prej rreth 79 milionë euro, kishte kaluar tranzit përmes portit gjerman të Hamburgut, porti më i madh në Evropë pas Roterdamit në Holandë, përpara se të mbërrinte në Republikën Çeke.

Punonjësit e supermarketeve në kryeqytetin çek të Pragës dhe në qytetet Jicin dhe Rychnov nad Kneznou, pas thuhet se zbuluan blloqet e dyshimta të pluhurit të bardhë përpara se të njoftonin autoritetet, të cilat sollën oficerët me njësi qeni për të hetuar.

Policia çeke tha në një deklaratë të premten se ata zbuluan kubikët e shtypur të kokainës në kuti bananesh. Ata thanë: “Hetuesit penalë zbuluan se mallrat e të njëjtit grumbull u shpërndanë në disa vende të tjera në Republikën Çeke.

“Prandaj, në bashkëpunim me [Administratën Doganore të Republikës Çeke] dhe subjekte të tjera, aktualisht po kryhen inspektime në këto vende dhe veprime të tjera”. /Telegrafi/