Në Shqipëri fillon aktiviteti “Operacioni Forca e Ligjit” (OFL), një njësi speciale operacionale e policisë, e angazhuar në zbatimin e një pakete ligjore të sapomiratruar nga qeveria e Edi Ramës, që synon konfiskimin nga shteti të pasurive të personave të dënuar apo nën hetim për aktivitete kriminale apo terroriste. Në përurimin e kësaj njësie, Rama tha se “erdhi koha të përgjigjen të gjithë ‘të fortët’ dhe ‘të paprekshmit’ e këtij vendi, për të gjitha pasuritë e tyre”.
Paketa ligjore e njohur si Anti Kap-ҫfarë të kapësh (Anti-KÇK) dhe e miratuar nga qeveria ditët e fundit me akt normativ, përfshin edhe skanimin e pasurive të gjykatësve dhe prokurorëve, që si pasojë e korrupsionit në radhët e tyre, kanë mundësuar që persona të inkriminuar t’i shpëtojnë drejtësisë.
Zbatimi i saj në praktikë fillon sot pikërisht me gjykatësit dhe prokurorët: ata brenda dy ditëve duhet të plotësojnë një formular për burimin e pasurisë së tyre. OFL do të bashkëpunojë më Strukturën e Posaҫme Anti-Korrupsion (SPAK) dhe do të ketë një mandat të përkohshëm, deri në fund të këtij viti.
Vettingu dhe paketa ligjore Anti-KÇK
Deri më sot gjykatësit dhe prokurorët që nuk përligjin me burime të ligjshme pasuritë e tyre, vettingu i nxjerr jashtë sistemit të drejtësisë, të tjerë japin dorëheqjen pa kaluar vettingun dhe të dyja kategoritë e mësipërme nuk hetohen për pasuritë e tyre. Burime zyrtare thanë për Deutsche Wellen, se ata mund të hetohen lidhur me burimin e pasurive të papërligjura vetëm në rast se ndaj tyre bëhen denoncime apo ngrihen padi. Kjo pasi vettingu nuk është as Gjykatë e as Prokurori.
Vettingu i gjykatësve dhe prokurorëve vazhdon. Ndërkohë gjykatësit dhe prokurorët, që duke filluar nga dita e sotme, duhet që brenda 48 orëve, të plotësojnë formularët për burimin e pasurisë së tyre, janë ata që punojnë në gjykata dhe Prokurori, që ende nuk e kanë kaluar vettingun, që gëzojnë të drejtën të japin kur të duan dorëheqjen, t’i shmangen vettingut dhe të largohen pa i hyrë gjemb në këmbë, nëse kanë pasuri të paligjshme apo kanë marre vendime në favor të kriminelëve. Këtë situatë synon ta përmbysë paketa ligjore Anti-KÇK.
Pasuritë e paligjshme, minojnë shtetin ligjor
SHBA dhe BE e përshëndetën përforcimin e legjislacionit për të goditur më fort krimin e organizuar përmes sekuestrimit të pasurive të paligjshme dhe masave kufizuese ndaj personave të dënuar apo nën hetim për veprimtari kriminale. Ambasada amerikane në Tiranë deklaroi se “SHBA mirëpresin përpjekjet e intensifikuara nga Qeveria e Shqipërisë për të parandaluar krimin e organizuar që të përdorë pasurinë e paligjshme për të minuar themelet e shtetit ligjor”. Delegacioni i BE në Shqipëri, theksoi në median sociale se, “ndjekja e parasë” është vërtetuar si një mënyrë shumë efikase për t’u përballur më konkretisht me organizatat kriminale. Ligji i posaҫëm dhe masat e reja parandaluese për forcimin e luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit shkojnë në këtë drejtim”.
Zëra kritikë – akti normativ antikushtetues
Akti normativ Anti-KÇK ka 39 nene dhe fuqi vepruese deri në 31 dhjetor 2020. Ndaj tij ka zëra kritikë nga opozita dhe organizatat e të drejtave të njeriut. Opozita jashtë parlamentare e quan një ligj politik dhe antikushtetues. Sipas saj ai dhunon të drejtat e njeriut dhe shtetin e së drejtës me fuqinë e madhe që i jep Policisë së Shtetit për të sekuestruar pasuri pa vendime gjykate dhe Ministrit të Drejtësisë, në një kohë kur reforma në drejtësi, thekson opozita jashtë parlamentare synon pavarësinë e drejtësisë nga politika. Për 12 organizata të shoqërisë civile, akti normativ shkel kushtetutën. Ato kritikojnë miratimin e tij pa përfshirë në diskutim grupet e interesit.
Sipas Kushtetutës së Shqipërisë një nismë ligjore hyn në fuqi menjëherë përmes një akti normativ dhe votohet më vonë në Parlament, në kushtet e një emergjence. Sipas 12 organizatave të mësipërme nuk ka asnjë sqarim nga qeveria për një situatë të tillë emergjente.
Kryeministri Rama tha të dielën, se Shqipëria është në një “kohë ekstreme, që kërkon masa ekstreme”. Rezultatet e qëndrueshme ndaj krimit të organizuar janë një nga kushtet kryesore të BE ndaj Shqipërisë për hapjen potenciale të negociatave të anëtarësimit në pranverën e sivjetme. /Deutsche Welle/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumëU tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës
Osmani organizoi pritje për përfaqësues të vendeve partnere të Kosovës pas takimit të Këshillit të Sigurimit të OKB-së
Momenti kur Osmani i thotë Vuçiqit "Shihi në sy dhe kërkoju falje katër viktimave të krimeve serbe"
Momenti kur vetura “fluturon” në Veternik dhe përplaset në një pompë derivatesh
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Dështimi i procesit të votimit në veri, BE-ja nuk jep afat kur do të hiqen masat ndaj Kosovës
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
E jotja është mu koncentru, e karriges Gaming me t’rahatu
Karrige që ta relakson mendjen dhe trupin
Knaqja zemrën vetit: Bli fustanin me zbritje në Melodia Px
Autobusi bon me t’ik, a kjo bluzë me zbritje hiç kërqysh!
Sako nga MelodiaPx që t’shton vetëbesim!
Më të lexuarat
Si Izraeli përdori dronët për të ngatërruar mbrojtjen ajrore iraniane përpara se të "gjuante raketat supersonike Rampage" - një sulm preciz që heshti Teheranin
Kryesuesja në KS të OKB-së përplaset ashpër me Vuçiqin për minutat e fjalimit
Përplasja e SHBA-së me Rusinë në KS të OKB-së: Nuk mund të ndryshoni historinë e intervenimit të NATO-s në Kosovë
Gjykimi për vrasjen e trefishtë në Gllogjan, dëshmitari tregon se çka i kishte thënë i akuzuari në natën kritike
Katër të mbijetuara të luftës nuk u lejuan të futeshin në sallën e KS të OKB-së, Osmani refuzoi pjesëmarrjen derisa lëshoi pe protokolli
"Ndoshta pse jam shqiptare", Dua Lipa zbulon një talent sekret që ka të bëjë me prejardhjen e saj