LAJMI I FUNDIT:

Moti në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 31 gradë

Moti në Maqedoninë e Veriut, temperaturat deri në 31 gradë
Foto: Ilustrim

Moti sot pritet të jetë me diell me vranësira të vogla deri mesatare, ndërsa pasdite kryesisht në zonat malore në pjesët lindore të Maqedonisë do të ketë paraqitje të izoluar të reshjeve afatshkurtra.

Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare kryesisht nga drejtimi verilindor. Temperaturat do të lëvizin nga 24 deri në 31 gradë Celsius në juglindje të vendit.


Mot i ngjashëm pritet në Shkup dhe rrethinë. Do të jetë me diell me vranësira të ulëta deri mesatare dhe me erë të dobët verilindore.

Temperatura do të arrijë deri në 30 gradë Celsius./Telegrafi/