LAJMI I FUNDIT:

Koeman thotë se Polonia shpëtoi pa goleadë, krahason Holandën me Italinë

Koeman thotë se Polonia shpëtoi pa goleadë, krahason Holandën me Italinë

Holanda e ka nisur me fitore Euro 2024, pasi ka triumfuar ndaj Polonisë me rikthim 2-1.

Polakët krijuan avantazhin të parët, derisa holandezët u rikthyen dhe në minutat e fundit shënuan golin e fitores për të nisur mbarë Kampionatin Evropian.

Trajneri i Holandës, Ronald Koeman ka thënë se ndaj Polonisë është dashur të realizonin së paku katër gola.


Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë
Lexo po ashtu Përzgjedhësi i Holandës, Ronald Koeman, neveriti tifozët e futbollit pasi u kap duke futur gishtin nga hunda në gojë

“Shënuam tetë gola në dy miqësoret përgatitore, ndërkohë që përballë Polonisë duhet të kishim realizuar të paktën katër gola. E më pas të gjithë do të shpreheshin se jemi në të njëjtin nivel me Gjermaninë”.

Tutje Koeman ka thënë se ka parë ndeshjen e Italisë ndaj Shqipërisë, ku sheh ngjashmëri mes Kombëtares së tij dhe Azzurëve.

Holanda merr tri pikë mes vështirësive dhe rikthimit ndaj Polonisë
Lexo po ashtu Holanda merr tri pikë mes vështirësive dhe rikthimit ndaj Polonisë

“Kam parë disa ndeshje të Europianit dhe kam vënë re një ngjashmëri mes skuadrave. Si për shembull në qarkullimin e topit, ku disa ekipe kanë një përqindje të lartë të mbajtjes së topit”.

“Ndoqa Italinë kundër Shqipërisë, të kaltrit u shfaqën shumë sulmues, skuadër që mban topin dhe shtyn përpara. Të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim, por jam i sigurt që do të jetë një Evropian fantastik”, deklaroi trajneri Ronald Koemann. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

Ylli i Liverpoolit ëndërron t'i bashkohet Barcelonës

La Liga
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Duran mori kartonin e kuq më të lehtë ndonjëherë, Ronaldo humb toruan pas ndëshkimit

Ligat tjera
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

Real Madridi planifikon të dyfishojë pagën e yllit të skuadrës pas interesimit të PSG-së

La Liga
Kalo në kategori