LAJMI I FUNDIT:

Koeman nuk e mendon largimin nga Barcelona: Kam besimin e presidentit

Koeman nuk e mendon largimin nga Barcelona: Kam besimin e presidentit

Barcelona ka pësuar një tjetër humbje, ku kësaj radhe është mposhtur me rezultat 2-0 nga Atletico Madrid.

Të gjithë në kampin katalunas e kuptojnë se janë duke kaluar nëpër një situatë të vështirë, por po mundohen të dalin nga ajo.

Trajneri holandez i Barcelonës, Ronald Koeman ka deklaruar se nuk largohet nga klubi, pasi ka mbështetjen e presidentit Joan Laporta dhe dëshiron ta ringritë Barçën.


“Asnjëherë nuk është vonë. Është e rëndësishme të sqarohet rruga që duhet ndjekur. Me ose pa mua si trajner. Nuk mund të punosh nëse nuk ka qartësi në këtë drejtim”.

“Të premten i telefonuam njëri-tjetrit dhe dje folëm gjatë. Për ekipin, klubin, për situatën tume. Kam kërkuar që klubi ta bëjë të qartë situatën time. Është e rëndësishme që dhoma e zhveshjes të dijë situatën. Presidenti e ka bërë të qartë vendimin e tij”, tha fillimisht Koeman.

Pavarësisht mbështetjes së madhe që ka marrë nga klubi, holandezi e ka të qartë se ndeshjet duhet të fitohen.

“Ky presion ekziston gjithmonë, por ndiej mbështetjen. Ndjesia është pozitive. Kam besim, por varet shumë nga rezultatet”, u shpreh tekniku holandez.

Tani ekipet do të kenë pushim dy javor për shkak të ndeshjeve të Kombëtareve, derisa Koeman ka kohë që ta përgatitë ekipin për ndeshje shumë të rëndësishme që e presin si ndaj Valencias, Dynamo Kievit dhe Real Madridit.

“Nuk kemi rrezikuar me Albën. Shpresoj që Ansu Fati të jetë më mirë fizikisht. Shpresoj që edhe Aguero dhe Dembele të jenë më pranë kthimit”.

“Ne e dimë çfarë na mungon, sidomos në sulm. Ne luajmë përpara me mesfushorë. Donim të luanim me stilin tonë, por nuk mundëm”, u shpreh Koeman. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori