LAJMI I FUNDIT:

Koeman i lumtur me fitoren, por jo edhe me lojën ndaj Dynamo Kyiv

Koeman i lumtur me fitoren, por jo edhe me lojën ndaj Dynamo Kyiv

Trajneri i Barcelonës, Ronald Koeman ka folur pas fitores 1-0 të Barcelonës ndaj Dynamo Kyiv në kuadër të grupeve të Ligës së Kampionëve.

Barcelona mori fitoren e parë këtë edicion të Ligës së Kampionëve, pasi mposhti minimalisht ukrainasit pas dy humbjeve nga 3-0 nga Bayern Munich dhe Benfica.

Goli i vetëm për klubin nga Camp Nou u shënua nga Gerard Pique dhe kjo e ka lënë të palumtur trajnerin e katalunasve, Koeman.


Pique mbanë gjallë Barcelonën, fitore e vështirë për katalunasit ndaj Dinamo Kiev
Lexo po ashtu Pique mbanë gjallë Barcelonën, fitore e vështirë për katalunasit ndaj Dinamo Kiev

Holandezi ka thënë pas ndeshjes se ekipi i tij duhet t’i shfrytëzoj më mirë rastet që i jepen dhe në këtë takim u desh të shënonte së paku tre gola.

“Mendoj se ju duhet të shihni se pas pushimit të pjesës së parë krijuam tre shanse të qarta. Nuk mund të jesh kaq falës para golit. Po rrezikonim jetën”, ka thënë fillimisht Koeman pas ndeshjes.

“Fatmirësisht, ne ishim të përsosur në mbrojtje. Kemi qenë skuadra më e mirë, por duhet t’i lëmë kundërshtarët larg. Pas një ore duhet të kishim shkuar tre ose katër gola”.

Notat e lojtarëve, Barcelona 1-0 Dinamo Kiev: Pique larg më i miri
Lexo po ashtu Notat e lojtarëve, Barcelona 1-0 Dinamo Kiev: Pique larg më i miri

“Ne e dimë se jemi në një klub ku duhet të luash mirë, të shënosh gola dhe të fitosh ndeshje”.

“Por ne gjithashtu duhet të nxjerrim në pah punën pa top, në të cilën jemi përmirësuar. Sot nuk ishim në maksimumin tonë. Do të kishim fituar me tre gola diferencë – të paktën – nëse do të kishim qenë”, përfundoi holandezi. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Të shtëna armësh pas gjykimit për vrasjen e Besar Nimanit, plagosen familjarët e njërit prej të pandehurve

Boks
Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Top 25 e klubeve me bilancin më të keq: Manchester United në krye, Barcelona e vetmja spanjolle

Ndërkombëtare
Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Kapi gjyqtarin dhunshëm në qafë, dënohet Messi

Ligat tjera
Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Dyshohet se edhe vëllai i Besar Nimanit ka mbetur i plagosur nga të shtënat

Boks
Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Carragher zbulon favoritin për të fituar Ligën e Kampionëve, nuk është Liverpooli

Liga e Kampionëve
Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Kush e ka radhën të shkarkohet nga një klub i Ligës Premier? Publikohen gjasat e tetë trajnerëve

Premier League
Kalo në kategori