LAJMI I FUNDIT:

Kodi Ajror i Shqipërisë, sipas standardeve ndërkombëtare

Kodi Ajror i Shqipërisë, sipas standardeve ndërkombëtare

Në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit u prezantua projektligji “Kodi Ajror i Republikës së Shqipërisë”.

Projektligji ka për qëllim rregullimin ligjor të përdorimit të hapësirës ajrore shqiptare dhe të marrëdhënieve juridike në fushën e aviacionin civil.


Qëllimi i veçantë i këtij ligji është rregullimi i veprimtarisë së avionëve civilë të regjistruar në Republikën e Shqipërisë; të avionëve për të cilët Republika e Shqipërisë merr përgjegjësi, sipas dispozitave të këtij Kodi, në përputhje me nenin 83 bis të konventës së Çikagos; dhe të avionëve të regjistruar në një shtet tjetër, por që operojnë me licencën e operimit të lëshuar nga autoriteti kompetent licencues i Republikës së Shqipërisë.

I pranishëm në mbledhjen e komisionit zëvendësministri i Transporteve dhe Energjisë, Artan Shkreli u shpreh se ky Kod qëndron midis rregullores teknike nga njëra anë dhe ligjit të mirëfilltë, nga krahu tjetër.

“Projektligji i propozuar është në përputhje me Kushtetutën dhe me detyrimet që burojnë nga marrëveshjet ndërkombëtare dhe konventat për aviacionin civil. U pa e nevojshme që të mos bëheshin amendime të gjëra, por të bëhej paraqitja e një projektligji të ri. Merren në konsideratë edhe ligjet e fushave të tjera specifike që prekin veprimtarinë e aviacionit, siç është legjislacioni për licencimin. Projektligji paraqet përparësi pasi në të parashikohen dispozita që përmbushin një pjesë të detyrimeve të marrëveshjes për krijimin e zonës së përbashkët europiane të aviacionit civil. Gjithashtu, arrihet të formalizohet bashkëpunimi mes institucioneve të ndryshme brenda dhe jashtë transportit ajror (civil), me qëllim menaxhimin e hapësirës ajrore në mënyrë të sigurt dhe efiçente”, ka thënë Shkreli.

Ndërsa Drejtori i Autoritetit të Aviacionit Civil Krislen Keri, duke iu referuar ndryshimeve në kod, tha se ato janë të hershme dhe kanë filluar që në 2015.

“Ne kemi arritur një standard europian sa i përket kësaj fushe dhe nëpërmjet parashtrimit në këtë projekt kod i hapet rruga edhe dhënies së asistencës nëpërmjet projekteve të ndryshme në rajon, por edhe më gjerë”, tha Keri, transmeton Atsh.

Keri nënvizoi se ndryshimet e propozuara preknin mbi gjysmën e dispozitave të neneve të ligjit të Kodit Ajror dhe duke konsideruar faktin se ky do të ishte ndryshimi i dytë që i bëhej këtij ligji, u gjykua hartimi i një projektligji të ri.

“Një tjetër parashikim që është risi në këtë kod është neni 9, që ka të bëjë me koordinimin mes pjesës civile dhe ushtarake për sa i përket navigimit ajror. Në pjesën tonë ajrore ka disa blloqe që sot janë të kufizuara për përdorim ushtarak. Nga rekomandimet e Euro kontrollit dhe Komisionit Evropian është kërkuar që të punohet për një mekanizëm të koordinimit midis civilit dhe ushtarakut, apo për t’i bërë këto blloqe funksionale. Pra në mënyrë që edhe këto të shfrytëzohen për arsye civile kur të jetë e nevojshme. Kjo do kishte një ndikim tek rritja e përdorshmërisë së qiellit, duke rritur edhe të ardhurat për operatorin tonë”, theksoi ai. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin

Vetëm edhe një ditë i hapur aplikimi për trajnimin "Mobile Journalism" në fushën e gazetarisë - në fund shpërblehen më të mirët

Komunat
Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Pse vendimi i Asamblesë Parlamentare për Kosovën është disfatë historike për Serbinë?

Lajme
U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

U raportua nga gruaja për dhunë, Inspektorati policor thotë se po e heton drejtorin kundër trafikimit me njerëz në Policinë e Kosovës

Elfije Boletini
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

U gjuajtën me armë derisa ishin në veturë, detaje nga rasti që ndodhi në Prishtinë

Kronika e Zezë
Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Maqedonci ngre alarmin: Tensionet vazhdojnë, Serbia nesër do të testojë dronë kamikazë në kufi me Kosovën

Siguri
Kalo në kategori