LAJMI I FUNDIT:

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

KODE Labs siguron financim prej $30M në Serinë B për të përshpejtuar objektivat neto-zero për industrinë e patundshmërisë

DETROIT, Michigan (SHBA) – 15 Prill, 2024 – KODE Labs, kompani pionere në teknologjinë e ndërtesave intelligjente, njoftoi sot mbylljen e suksesshme të raundit të dytë të financimit (Series B) në vlerë prej 30 milionë dollarësh të udhëhequr nga Mavrix Private Equity, me pjesëmarrje nga TELUS Ventures dhe investitorët ekzistues I Squared Capital.

Injektimi i këtij kapitali strategjik shënon një moment vendimtar për KODE, duke e fuqizuar kompaninë për ti ndihmuar ndërtesat në mbarë botën të arrijnë synimet e tyre të emetimeve neto-zero.


KODE Labs është themeluar nga vëllezërit Edi dhe Etrit Demaj, së bashku me Gentrit Gojani në Tetor 2017, me mision të përmirësoj intelligjencën, efikasitetin dhe shëndetin e ndërtesave duke pasuruar përvojat e atyre që jetojnë, punojnë dhe vizitojnë ato. Etrit Demaj, bashkë-themelues i KODE Labs, deklaroi se ndërtesat përbëjnë një përqindje mbresëlënëse (39%) të emetimeve globale të karbonit, duke e bërë transformimin e operacioneve të ndërtesave kritike për mjedisin.

“Qëllimet dhe vizioni i Maverix është përputhur saktësisht me vizionin tonë. Me pjesëmarrjen e TELUS Venture dhe mbështetjen e vazhdueshme nga I Square Capital, KODE e gjenë vetën në pozicioninin më të mirë të mundshëm që të shtyjmë përpara misionin tonë dhe luftrojm ndryshimet klimatike duke i bërë ndërtesat më efikase në shpenzim të energjisë dhe emetime të karbonit.” tha Etrit Demaj.

KODE Labs ka shkaktuar revolucion në sektorin e ndërtesave inteligjente duke u larguar nga qasjet tradicionale të menaxhimit të ndërtesave me sisteme të izoluara dhe të përqendruara në harduer drejt një modeli gjithëpërfshirës me plaftormë të hapur. Kjo qasje transformative jo vetëm që i zgjidh sfidat aktuale, por edhe krijon një bazë të fortë për sprovat e së ardhmes. Në qendër të këtij revolucioni qëndron platforma KODE OS, një zgjidhje e sofistikuar që integron në mënyrë të përsosur të dhënat nga një mori sistemesh të menaxhimit të ndërtesave, paisjeve IOT dhe sistemeve operacionale në një infrastrukturë të unifikuar dhe të bazuar në cloud. Kapaciteti i pakrahasueshëm i KODE OS për të standardizuar, organizuar dhe orkestruar të dhënat në vëllim të madh përmes sistemeve të ndryshme dhe shumë ndërtesa në mbarë botën e pozicionin kompaninë si një udhëheqës në teknologjinë artificiale të personalizuar për menaxhim të ndërtesave.

Bashkë-themeluesi Edi Demaj theksoi se teknologjia e KODE ofron vazhdimisht përparësi operacionale për përdoruesit, duke sjellë rezultate të rëndësishme si reduktimi i konsumit të energjisë dhe emetimeve të karbonit deri në 30. Me një histori të dëshmuar, platforma e KODE Labs është mbështetur nga korporata Forutne 500, përfshirë portofolet globale të kompanive të patundshmërisë komerciale, kompani tregtare, institucione financiare, etj. duke shërbyer një gamë të gjerë sektorësh.

“Përdoruesit preferojnë një përvojë të unfikuar sesa të paguajnë për platforma të ndryshme, secila me sisteme operacional të veçanta që rezulton në platforma të shumta” tha Edi Demaj. “Platforma jonë shërben si sistem operativ definitiv, duke ofruar kapacitete të plota të komandimit dhe orkestrimit. Duke shtrytëzuar inteligjencën artificiale dhe mësimin automatik nëpër miliarda pika të të dhënave, ne përmirësojmë përvojat e përdoruesve duke ofruar një kthim të matshëm të investimit nën 12 muaj.”

“KODE është ndër kompanitë kryesore që ndihmon portofolet e patundshmërive të bëhen më të qëndrueshme, duke përmirësuar përvojën e përdoruesit dhe duke i transformuar këto portofole të bëhen vërtet inteligjente” tha Peter Hass, partner në Maverix Private Equity.

“KODE ka një ekip të jashtëzakonshëm menaxhues dhe ne jemi shumë të entuziazmuar për të bashkëpunuar me ta në këtë fazë të ardhshme të rritjes së tyre”.

Gjatë tre viteve të fundit, të ardhurat vjetore të KODE janë dyfishuar, duke gëzuar një rritje prej mbi 200% çdo vit. Me këtë investim të konsiderueshëm, KODE Labs do të investoj në zhvillimin e inteligjencës artificiale për të përtrirë operacionet dhe përvojat e ndërtesave. Ky hap nënvizon angazhimin e plotë të kompanisë për të krijuar një të ardhme të qëndrueshme, me transformimin e ndërtesave dhe portofoleve anë e mbanë globit.

Që nga themelimi i kompanisë në vitin 2017, KODE Labs ka qenë në krye të transformimit të sektorit të ndërtesave intelligente në Amerikën e Veriut, Europë dhe Australi. Me partneritete të vendosura me kompani të njohura globale si QuadReal, Bedrock Detroit, Stream Realty, Hines, Ford dhe korporata të tjera në sektorë të ndryshëm, ky investim do të vazhdoj të përshpejtoj zgjërimin e tregut të KODE dhe zhvillimin e produkteve të reja.

Për më shumë informacione, vizitoni:  www.kodelabs.com

Për pyetje nga media ose informacione të mëtejshme, ju lutem kontaktoni:

Dominik Deda

Marketing

Email: dominikdeda@kodelabs.com

Tel: +383 (0)49 616 436