LAJMI I FUNDIT:

Koci i tregon Vuçiqit kush është Ramushi

Koci i tregon Vuçiqit kush është Ramushi

Avokati, Arianit Koci, i është kundërpëgjigjur kryeministrit serb Aleksandar Vuçiq, i cili reagoi ndaj lirimit të liderit të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinajt.

Koci, përmes një postimi në Facebook, ka shkruar se tani dëshiron t’i tregojë Vuçiqit se kush është Ramushi.


“Ramushi është personi që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë të të gjithë kosovarëve; ka luftuar me nderin dhe besën e shqiptarit dhe ka sakrifikuar edhe jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës. Ramushi ka luftuar për paqe, kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, pjesë e të cilit keni qenë edhe ju. Madje, pjesë e rëndësishme”, ka shkruar Koci.

Postimi i plotë:

“Për një serb do ti vrasim 100 myslimanë”, ishte betimi fashist i Presidentit aktual të Serbisë, Aleksadar Vuçiq më 20 korrik 1995 në Parlamentin e Serbisë.

Për ironi, Vuçiqi sot i drejtohet heroit tonë kombëtar, Ramush Haradinaj me fjalët: “e di kush je ti” – duke aluduar në kinse krime të luftës dhe të pasluftës që i ka kryer z. Haradinaj.

Z. Vuçiq, po të tregoj se kush është Ramushi: ky është personi që e ka mbrojtur pragun e shtëpisë të të gjithë kosovarëve; ka luftuar me nderin dhe besën e shqiptarit dhe ka sakrifikuar edhe jetën për liri dhe pavarësi të Kosovës.

Nuk ka ndjenë në fisnike se kjo.

Në të njëjtën kohë, ky është personi që e ka ruajtur dhe do ta ruaj gjithmonë manastirin e Deçanit, i cili është vend i shenjtë, jo vetëm për serbët, por edhe për neve shqiptarët.

Në fakt, Ramushi ka luftuar për paqe, kundër regjimit gjenocidal të Millosheviqit, pjesë e të cilit keni qenë edhe ju. Madje, pjesë e rëndësishme.

Sidoqoftë, mburremi me Kosovën multinacionale dhe multikonfesionale.

Për më tepër, nuk mund ta paramendojmë Kosovën pa serb, turq, romë dhe të tjerë. Kështu jemi ne shqiptarët: popull besnik, trim dhe paqësor.

Por, besoj që jeni bindur deri tani: kurrë nuk do të lejojmë që Kosova të bie nën thundrën e kriminelëve të mentalitetit millosheviqan. Për këtë e kemi garant Ramushin dhe të gjithë popullin e Kosovës” (sic.), ka shkruar Koci./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori