Koalicioni “Mundemi” për zgjedhje më 14 qershor, pritet qëndrimi i partive tjera

Të shfrytëzohet momenti i stabilizimit të koronavirusit dhe pandemisë dhe të shkohet në zgjedhje në mes të qershorit, është qëndrimi i kryetarëve të partive nga koalicioni “Mundemi” të udhëhequr nga LSDM-ja që u krijua në takimin e djeshëm në selinë e partisë. Qëndrimi i do të prezantohet në takimin e liderëve të martën te presidenti Stevo Pendarovski.
Sipas liderit të LSDM-së Zoran Zaev do të ishte papërgjegjësi të rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe të shkohet në zgjedhje në vjeshtë kur pritet piku i ri i infektimit. Konsiderohet se duhet të shfrytëzohet gjendja kur piku i koronavirusit kalohet dhe kur intensiteti po ulet që të mbahen zgjedhjet sepse në kushte të tilla nuk ka rrezik për shëndetin e qytetarëve.
Kjo do t’i jepte mundësi shtetit që më mirë të përgatitet për valën e re me qeveri të zgjedhur politike dhe Kuvend dhe institucione funksionale që ekonomikisht më mirë të ballafaqohet me pasojat, dhe shtoi se nëse përsëritet kriza do të mbetemi jashtë çfarëdo lloj mundësish kushtetuese.
Në takimin e liderëve Zaevi pret që të arrihet konsensus dhe të definohet data për mbajtjen e zgjedhjeve sipas rekomandimeve të Komisionit për Sëmundje Ngjitëse dhe të flitet për mënyrën e udhëheqjes së fushatës.
VMRO-DPMNE-ja opozitare, megjithatë, ende konsideron se për momentin zgjedhjet nuk janë prioritet i parë. Kryetari i VMRO-DPMNE-së, Hristian Mickovski deklaroi se janë për mbajtjen e zgjedhjeve këtë verë, por për zgjedhje të cilat nuk do ta rrezikojnë jetën e qytetarëve. Përsëriti se prioritet i partisë para së gjithash është shëndeti i qytetarëve, e pastaj zgjedhjet demokratike dhe korrekte.
“Që ta shohim se kur do të mbahen zgjedhjet dëshiroj t’i dëgjoj autoritetet shëndetësore dhe pastaj të udhëhiqem, e gjithashtu edhe kryetarin e KSHZ-së se sa kohë nevojitet për përgatitje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare”, tha Mickoski.
Konsideron se sipas normave juridike pas përfundimit të gjendjes së jashtëzakonshme nevojiten 60 ditë që të organizohen zgjedhjet.
Ai shpreson se për datën e zgjedhjeve do të arrihet konsensus me partitë e tjera politike.
Qëndrimi i BDI-së, megjithatë, që këto ditë e bëri të ditur zëvendëskryeministri Bujar Osmani është se duhet t përmbushen dy kushte për mbajtjen e zgjedhjeve – të mos rrezikohet shëndeti i qytetarëve dhe të ketë vëzhgues së OSBE/ODIHR.
Kjo do të thotë se nëse këto dy kushte përmbushen, nëse Komisionit thotë se nuk ka rrezik për shëndetin e njerëzve të votojnë të organizohen, edhe vëzhguesit të konstatojnë se mund të vijnë t’i ndjekin zgjedhjet, ne jemi me qëndrim se zgjedhjet mund të mbahen në çdo kohë”, tha Osmani.
Rezultatin e takimit të liderëve për zgjedhjet e poret Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, edhe pse disa anëtarë të tij dolën me qëndrime të kundërta rreth procedurës zgjedhore.
Kryetari i KSHZ-së Oliver Derkovski, konsideron se procesi zgjedhor duhet të organizohet nga fillimi, me ricaktim të zgjedhjeve, që të mos mundet dikush ta kontestojë legjitimitetin e tyre.
Anëtari i KSHZ-së Boris Kondarko, megjithatë thotë se afatet zgjedhore duhet të vazhdojnë atje kur janë ndërprerë për shkak të shpalljes së gjendjes së jashtëzakonshme për shkak të pandemisë nga Kovid-19.
Qëndrim të njëjtë paraqesin edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi dhe ish kryetari i KSHZ-së Aleksandar Novakovski, sipas të cilëve, menjëherë pas ndërprerjes së gjendjes së jashtëzakonshme, duhet të vazhdojnë aktivitetet për organizimin e zgjedhjeve atje ku janë ndalur, ndërsa liderët e partive, sipas rekomandimit të autoriteteve shëndetësore, ta dakordojnë termini për mbajtjen e tyre.
Në takimin e liderëve te shefi i shtetit që do të mbahet nesër janë ftuar liderët e LSDM-së, OBRM-PDUKM-së, BDI-së, PDSH-së, Besës dhe të Aleancës për Shqiptarët, ndërsa ftesë ka marrë edhe kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi.
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika

Tre persona të plagosur në Klinë, njëri në gjendje të rëndë

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Abdixhiku: Fitorja e CDU-së në Gjermani, një mundësi e re për Kosovën

Po planifikonin vrasjen e një personi – u caktohet një muaj paraburgim pesë të arrestuarve në Pejë

Vazhdojnë hetimet për vdekjen e tre fëmijëve në Jabllanicë

Hoxhaj pas fitores së CDU/CSU-së në Gjermani: Lajm i mirë për Kosovën dhe Evropën

104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja

Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140

Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254

Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253

Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123

A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?

Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!

Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?

Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!

25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat

Mashtrimi me pension invaliditeti në Zvicër, gruaja nga Kosova përfitoi pa të drejtë 173 mijë franga

Egli tha se nuk e njeh, kundërpërgjigjet Xheneta: E di shumë mirë se kush jam

Mbyllja e qendrave ilegale për punë sociale në veri, analistët paralajmërojnë për raportet me SHBA-në

Zelensky: Kemi nevojë për 20 sisteme raketore Patriot, do t’i paguajmë

E zgjodhi për ta rikthyer në lojë, G Bani tani ndërron mendim për Gjestin - e quan lojtar të shkëlqyer

Merz përjashton edhe një herë koalicionin me AfD - pasi Weidel thotë se duart e saj janë 'zgjatur' për t'u bashkuar me një qeveri