LAJMI I FUNDIT:

KMLDNJ reagon për shtyrjen e vitit të ri shkollor: SBASHK-u pa asnjë të drejtë bëri presion te MASH-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë

KMLDNJ reagon për shtyrjen e vitit të ri shkollor: SBASHK-u pa asnjë të drejtë bëri presion te MASH-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut kanë reaguar për shtyrjen e vitit të ri shkollor ku përmes një njoftimi kanë thënë se SBASHK-u pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, bëri presin tek MASH-i për shtyrjen e fillimit të procesit shkollor, për 15 ditë.

Sipas njoftimit, SBASHK-u  publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre siç thuhet në reagim më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara.


“Në ndërkohë,  SBASHK-u  publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj”, thuhet ndër të tjera në reagimin e KMDLNJ-së.

Lexoni më poshtë reagimin e tyre të plotë:

Më herët ishte marrë vendim që viti i ri shkollor të  nisë me 1 shtator 2020 sikur që kishin vepruar edhe vendet e rajonit gjithnjë duke respektuar udhëzimet e IKSHPK-së, që është institucion kompetent dhe përgjegjës për shëndetin publik. Në ndërkohë SBASHK- u që deri tani kishte zënë flladin e mrizit në Durrës, pa asnjë të drejtë dhe në mungesë të kapacitetit për vlerësim profesional të shëndetit, duke u fshehur prapa veprimeve sindikaliste bëri presion te MASHT-i për të shtyrë fillimin e procesit shkollor për 15 ditë që nënkupton se sipas vendimit të SBASHK-ut i,  vetëshpallur si autoritet suprem i arsimit në Kosovë , do të nisë me 14 shtator 2020. Me këtë u pajtua edhe vartësi i Rrahman Jasharajt , kryeplakut të SBASHK-ut , Ramë Likaj që është ministër i MASHT-it por që kompetencat ekzekutive për arsimin kosovar në të gjitha nivelet ia ka deleguar Rrahman Jasharajt. Në ndërkohë,  SBASHK-u  publikisht ka deklaruar se mësimi mund edhe të mos fillojë me 14 shtator 2020 shkaku se mund të rrezikohet shëndeti i mësimdhënësve dhe për shëndetin e tyre më i mirë është ajri në Durrës se shkollat e kontaminuara. Për këtë arsye , kryeinspektori i arsimit kosovar Rrahman Jasharaj, i shoqëruar nga inspektori Ramë Likaj vizituan shkollat e Prishtinës pas së cilës Rrahman Jasharaj, në enciklikën e tij , urbi et orbi iu drejtua opinionit kosovar se viti shkollor ka gjasa të nisë me 14 shtator e që me këtë, me një pohim koke u pajtua edhe Ramë Likaj. SBASHK-u , me një grusht individësh, në emër të ruajtjes dhe forcimit të protagonizmit dhe mbijetesës në skenën publike duke u thirrur në mbrojtjen e të drejtave të mësimdhënësve , duke bashkëvepruar në një shtrat të përbashkët me politikanët dhe politikën në mënyrën më flagrante ua ka shkelur të drejtat e nxënësve për një arsimim të rregullt dhe cilësorë. Greva disamuajshe dhe refuzimi për të mos kompensuar  orët e humbura , jashtëzakonisht e ka dëmtuar procesin mësimor dhe ky veprim klientelistë e kundër sindikalistë do të dënohej në çdo vend të botës. Kërkesa ekskluzive e SBASHK-ut ka qenë rritja e pagave për mësimdhënësit , pa ofruar asgjë të re për këtë dhe as që iu ka interesuar se sa mbrapa do të mbesin nxënësit në procesin e mësim nxënies sikur edhe që skajshmërish kanë injoruar kërkesat e Këshillit të Prindërve. Humbja e orëve për një periudhë të gjatë për shkak të pandemisë e ka shtrirë për toke arsimin kosovar kurse mos fillimi me kohë dhe shtyrja eventuale e procesit mësimor për shkak të kërcënimit dhe qëndrimit shantazhues të SBASHK-ut përfundimisht do ta godasë arsimin e që për vite të tëra nuk do ta marrë veten. Me ligjet në fuqi, MASHT është autoritet suprem dhe i vetëm për arsimin kosovar, në të gjitha nivelet dhe vendimet e MASHT – it janë ekzekutive kurse të gjithë të tjerët mund të ndihmojnë me rekomandime. Shëtitja e ministrit të Arsimit , Ramë Likaj me Rrahman Jasharajn në shkollat e Prishtinës është sa i çuditshëm aq edhe i papranueshëm për faktin se askush në këto vitet e fundit,  përmes shantazheve dhe grevave jo sindikale nuk e ka dëmtuar arsimin kosovar. Edhe ashtu e kemi pasur arsimin e brishtë kurse tash po prodhojmë analfabetë funksional serikë dhe intelektual jofunksional. Duhet të bëhet prerje e qartë, MASHT- i dhe ministri Likaj duhet të veprojnë në përputhje me mandatin dhe kompetencat kurse SBASHK-u dhe Rrahman Jasharaj duhet t’u kthehen veprimeve krejtësisht sindikaliste për faktin se , përveç se janë mësimdhënës, edhe fëmijët e tyre janë nxënës, studentë etj. Kështu, si qëndron puna kur MASHT-i i nënshtrohet shantazheve të SBASHK-ut, duhet të ndjehemi tepër të shqetësuar dhe të brengosur në duart e kujt janë dhe do të mbesin fëmijët tanë. /Telegrafi/

 

Në trend Lajme

Më shumë
Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Pasuria e majme e kreut të Prishtinës – banesa, rezidencë, veturë Tesla e koleksion pikturash milionëshe

Lajme
Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Sa kanë pasuri Osmani dhe Kurti? Dyshja deklaron pasurinë e tyre në Agjencinë për Parandalimin e Korrupsionit

Lajme
Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Pasuria e Memli Krasniqit, ai posedon numër të madh të kriptovalutave

Lajme
Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë -  kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Tri shtëpi në Kosovë, një në Shqipëri dhe një vilë - kjo është pasuria e Ramush Haradinajt

Lajme
Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Banesë, depo, parking e kursime në bankë – kjo është pasuria e kryeparlamentarit Konjufca

Lajme
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës

Lajme
Kalo në kategori