LAJMI I FUNDIT:

KMDLNJ: Zgjedhjet e parakohshme, demokratike dhe shembull për rajonin

KMDLNJ: Zgjedhjet e parakohshme, demokratike dhe shembull për rajonin

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut me anë të një deklarate zgjedhjet e 6 tetorit i konsideron si të mirë organizuara, të monitoruara shumë mirë dhe ndonëse ishe një kohë e shkurtër për organizimin e tyre konsiderohen si zgjedhjet më të mira me theks të veçantë e konsideron pozitive pjesëmarrjen e lartë të qytetarëve në këto votime, krahasuar me zgjedhjet e vitit 2017.

KMDLNj vlerëson si shumë pozitive faktin që partitë jofituese nuk i kanë kundërshtuar rezultatin e zgjedhjeve e që e krijon një situatë më të lehtë për formimin e institucioneve të reja.


KMDLNj pret dhe thërret që sa më parë të formohen institucionet e reja në mënyrë që të mos lejohet stërzgjatja e një vakumi institucional.

KMLDNj gjithashtu pret që të ulet retorika tensionuese për faktin se kanë përfunduar zgjedhjet dhe tensionimi i panevojshëm i situatës ndikon në funksionalizimin e institucioneve të reja, efektivitetin e punës dhe proceseve demokratike.

KMDLNj pret që institucionet e reja t’i kushtojnë vëmendje të veçantë të drejtave të njeriut, pa bërë dallime në baza etnike, moshore, gjinore, bindjeve politike dhe statusit në shoqëri. Në këtë kontekst, KMDLNj kërkon angazhim më të madh për grupet e margjinalizuara.

KMDLNj uron fituesin e zgjedhjeve – LVV por edhe LDK-në ndërsa nga partitë që do të mbeten në opozitë pret të luajnë një rol konstruktiv në interes të qytetarit dhe shtetit.

Në trend

Më shumë
Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Çka tha diplomati slloven Zhbogar në OKB që u irritua Vuçiqi?

Lajme
Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Kush është serbi nga Prishtina që Beogradin mund t'ia merr Vuçiqit në zgjedhjet e 2 qershorit

Serbia
Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Skandali i ri diplomatik i Vuçiqit në New York – ofendoi sllovenët, vjen reagimi i ashpër i Lubjanës zyrtare

Botë
Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Kërkesat e shumta për dokumente personale, MPB zgjat orarin për ofrimin e shërbimeve - do të punohet edhe të shtunave

Lajme
Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Luka Modric bleu një apartament luksoz në Zagreb - aty ku pritet të kthehet për të jetuar

Magazina
Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Eurodeputeti sllovak nxori pëllumbin dhe e lëshoi në Parlamentin Evropian si gjest i paqes në botë – i reagojnë të pranishmit

Evropa
Kalo në kategori