LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj reagon për bërllokun në kryeqytet: Prishtina si Palermo

KMDLNj reagon për bërllokun në kryeqytet: Prishtina si Palermo

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar për gjendjen e rëndë në kryeqytetat si pasojë e mosgrumbullimit të mbeturinave.

KMDLNj ka akuzuar organet komunale për këto probleme, madje duke tërhequr paralele me Palermon që udhëhiqet nga Cosa Nostra dhe Ndregheta.


“Në Itali përkatësisht në Palermo që udhëhiqej nga Cosa Nostra dhe Ndregheta, organizata mafioze, para disa vjetëve këtë qytet e mbuluan mbeturinat për faktin se mafia nuk e kishte fituar një tender të madh për grumbullimin dhe riciklimin e mbeturinave. Për dy javë askush nuk kishte guxim t’i mblidhte mbeturinat dhe, në këtë mënyrë Palermo u shndërrua në një deponi të madhe plehrash duke kundërmuar rëndë që ua bënte të pamundur jetën qytetarëve. Punët u rregulluan kur mafia e mirë mori “atë që i takonte sipas ligjeve të saj…”.”, thuhet në njoftimin e KMDLNj-së.

KLDMNj thotë se Prishtina u shndërrua në një kazan kundërmues me rrezik të përhapjes së ndonjë epidemie, derisa u ka dhënë të drejtë punëtorëve të pastrimit për grevën.

“Punëtorët e kompanisë së Pastrimit plotësisht kanë të drejtë që po bëjnë grevë shkaku se trajtohen në mënyrë të padinjitetshme, nuk kanë kushte të përshtatshme për punë, pagat i kanë në shpërputhje të madhe me nevojat dhe punën që e bëjnë duke mos pasur as mundësi minimale për të siguruar jetesën minimale në kushte të shtrenjtimeve të mëdha. KMDLNj e përkrah kërkesën e kompanisë Pastrimi që të lejohet një rritje e faturave për shërbimet që i bëjnë deri në 35-40%”.

KMDLNj thërret komunën e Prishtinës të merret me problemet reale që është nevojë e ngutshme e qytetarëve të Prishtinës e jo të merret me eksperimente dhe improvizime duke zëvendësuar hapësira të gjelbëruara me kubëza betoni.

“Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ngadalë po profilizohet si kryetar i kunxhave, pengesave të betonit dhe kryetar i qenve endacakë. Pritjet kanë qenë më të mëdha mbështetur në premtimet në fushatën zgjedhore. Është kohë e fundit të sillet në përputhje me nevojat dhe kërkesat e qytetarëve. Rasti i mbeturinave është provë konkrete për kryetarin Përparim Rama”, thuhet tutje në kumtesën e LVV-së./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Vrasja e Liridona Ademajt - edhe dy muaj paraburgim për Naim Murselin dhe dy të tjerët, i dyshuari i katërt mbrohet në liri

Drejtësi
Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Protestuesit hyjnë në Kuvend me pankarta për të drejtën e votës së emigrantëve, hedhin letra drejt deputetëve

Lajme
Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Siljanovska: Nuk do t'i largojë tabelat Maqedonia e Veriut, dhe do ta përdor vetëm Maqedonia

Politikë
Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Mentor Latifi emërohet ambasador i Kosovës në Zvicër

Lajme
A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

A po kushtëzohet anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës me themelimin e Asociacionit?

Elfije Boletini
Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Aktivisti i Luginës, Muharrem Salihu kandidati i parë nga Italia për zgjedhjet në Parlamentin Evropian

Lugina
Kalo në kategori