LAJMI I FUNDIT:

​KMDLNj i reagon Borrellit për deklaratat rreth aksionit në veri

​KMDLNj i reagon Borrellit për deklaratat rreth aksionit në veri

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNJ) ka reaguar ndaj deklarimeve të shefit të diplomacisë evropiane, Josep Borrell rreth aksionit të Policisë së Kosovës në veri.

Kryediplomati evropian e quajti këtë aksion policor një “veprim të njëanshëm, të pakoordinuar dhe të papranueshëm”, ndonëse ai i ishte ndërmarrë kundër krimit të organizuar.

Në reagim e saj, KMDLNJ-ja intervenimin e djeshëm të Policisë së Kosovës e quan në përputhje me ligjin.

Deklarata e Borrellit për aksionin në veri, komentuesit e “gozhdojnë” me komente: Pse duhet të negociohet luftimi i kontrabandës dhe krimit me Serbinë?
Lexo po ashtu Deklarata e Borrellit për aksionin në veri, komentuesit e “gozhdojnë” me komente: Pse duhet të negociohet luftimi i kontrabandës dhe krimit me Serbinë?

Reagimi i plotë:

Qytetarët e Kosovës aktualisht janë më të diskriminuarit në Evropë për faktin se janë të mbyllur dhe nuk mund të lëvizin ngase iu mohohet e drejta elementare e njeriut, lëvizja e lirë e që konsiderohet si kusht i domosdoshëm për një shtet demokratik.

Ndonëse Kosova i ka plotësuar të gjitha kushtet e kërkuara nga BE-a madje duke e dëmtuar edhe vet shtetin siç ishin Demarkacioni, Asociacioni i komunave serbe dhe Gjykata Speciale, përsëri iu mohua liria e lëvizjes përmes refuzimit të liberalizimit të vizave me arsyetim se nuk po luftohet mjaftueshëm korrupsioni dhe krimi i organizuar. Ishte dhe është pikërisht BE-a që ua mohon qytetarëve të Kosovës (të vetmit në Evropë) lirinë e lëvizjes me kërkesë eksplicite të luftohet korrupsioni dhe krimi i organizuar.

Më 13.10.2021 Policia e Kosovës ndërmori aksione në disa lokacione në Kosovë në luftë kundër kontrabandimit të mallrave ilegale dhe krimit të organizuar. Policia e Kosovës siguronte punën e doganierëve dhe inspektorëve rregull ky i zbatuar aty ku parashihej rreziku dhe ku do të kishte arrestime.

Veriu i Kosovës , që nga përfundimi i luftës u shndërrua në “tokë të premtuar” për krimin e organizuar ku të papenguar bashkëjetonin dhe bashkëvepronin kriminelët e të gjitha përkatësive etnike të cilët, në jo pak raste kishin përkrahjen dhe mbrojtjen e politikës dhe politikanëve të fuqishëm të të gjitha përkatësive etnike.

Ata që e pësonin ishin qytetarët e të gjitha përkatësive etnike. Në të gjitha raportet e BE-së dhe të tjera Kosova radhitej në majat e saj si kampion i korrupsionit dhe krimit të organizuar. Deri më tani, çdo veprim i Prokurorisë dhe Policisë që kishte për qëllim zbatimin e ligjit kishte përkrahje të plotë të shteteve të BE-së dhe SHBA-ve.

Tash, kur Prokuroria dhe Policia e Kosovës ndërmorën një aksion kundër krimit të organizuar e që përfundoi me 9 shqiptarë të arrestuar, 1 serb dhe 1 boshnjak reagimi ishte përkrahës përjashtuar këtu Kryetarin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq me kamarillën e tij dhe Josep Borrell, përfaqësues i lartë i BE-së dhe për fat të keq edhe “lehtësues “ midis Serbisë dhe Kosovës për arritjen e një Marrëveshjeje përfundimtare.

Edhe më i skajshëm ishte Goran Rakiq, ministër i Qeverisë së Kosovës, i cili vetëm sa nuk i shpalli luftë Kosovës, në mbrojtje të krimit të organizuar. Në një vend normal ai do të shkarkohej, menjëherë dhe pa asnjë hezitim.

Josep Borrell e barazon të drejtën dhe obligimin ligjor të Policisë së Kosovës ta luftojë krimin e organizuar me të dyshuar dhe të arrestuar për krim të organizuar që është , sa e pamoralshme aq edhe e dënueshme.

Në luftimin e krimit të organizuar nuk mund të zbatohen dy standarde; shqiptarët dhe të tjerët poshtë lumit Ibër mund dhe duhet të arrestohen kurse serbët dhe të tjerët në veri të Kosovës nuk mund të arrestohen sepse rriten tensionet politike dhe të tjera.

Në një vend normal kjo deklaratë do të konsiderohej si skandaloze, e papërgjegjshme dhe anuese.

Josep Borell është shumë i vetëdijshëm për këtë deklaratë dhe e gëzon përkrahjen e BE-së. Precedenti ishte krijuar kur intervenimi i parafundit, krejtësisht i ligjshëm i Policisë së Kosovës ishte barazuar me barrikaduesit e kundërligjshëm duke imponuar një marrëveshje që barazonte mbrojtësit dhe zbatuesit e ligjit (Policia e Kosovës) me shkelësit dhe dhunuesit e Ligjit (grupet ekstremiste serbe) në veri të Kosovës.

Sulmi i djeshëm i ekstremistëve serbë me armë zjarri kundër Policisë së Kosovës përbënë elemente të veprës penale të terrorizmit dhe si i tillë duhet të trajtohet. Po këta ekstremistë sulmuan gazetarët, doganierët dhe inspektorët për punën që ishte përgjegjësi e tyre.

Sipas KMDLNJ-së intervenimi i djeshëm i Policisë së Kosovës ishte krejtësisht në përputhje me ligjin dhe gjatë këtij intervenimi në asnjë rast nuk kishte tejkalim të autorizimeve zyrtare. Policia e Kosovës nuk mund të fajësohet pse ka intervenuar dje por pse nuk ka intervenuar më herët dhe ka lejuar që kjo pjesë e Kosovës është shndërruar në parajsë të krimit të organizuar.

Është krejtësisht e parëndësishme nëse Policia ka intervenuar në prag të zgjedhjeve lokale apo në kohën kur ka intervenuar. Policia ka intervenuar në bazë të vlerësimit të situatës.

KMDLNJ është kundër zbatimit të standardeve të dyfishta në luftimin e krimit të organizuar siç kërkon Borrell që edhe më parë nuk e ka pasur si virtyt paanshmërinë dhe objektivitetin. Përkundrazi, është sjellë si të ishte i deleguar i Aleksandër Vuçiqit.

KMDLNJ kërkon që i tërë spektri politik në Kosovë të përkrahë Policinë e Kosovës në përpjekje për zbatim të ligjit pa bërë asnjë dallim në baza etnike dhe të tjera. Ky duhet të jetë standard i pranuar nga të gjithë; vendorë dhe ndërkombëtarë”. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Kalo në kategori