LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Prokuroria e shtetit të hetojë pretendimet për hyrje në dhomën e përgjimeve

KMDLNj: Prokuroria e shtetit të hetojë pretendimet për hyrje në dhomën e përgjimeve

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut ka kërkuar nga Prokuroria që të hetojë pretendimet e presidentit Hashim Thaçi dhe ish-kryeshefit të Telekomit, Bedri Istrefi, për dhomën e përgjimeve.

“Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi dhe ish-kryeshefi i Post Telekomit, Bedri Istrefi publiksht deklaruan se kryeministri i Kosovës , Albin Kurti, zv.kryeministri, Haki Abazi dhe zv.ministri për Punë të Brendshme, Xhelal Sveçla, pasakan hyrë në Dhomën e Përgjimeve gjatë tre ditëve pasi, paraprakisht i kanë shkyçur kamerat. Në ndërkohë këto deklarime janë mohuar nga të përmendurit ndaj të cilëve është ngritur dyshimi publik se pa autorizim të Prokurorit të Shtetit kanë hyrë në një vend rreptësisht të ndaluar duke rrezikuar në këtë mënyrë seriozisht privatësinë e qytetarëve të Kosovës”, thuhet në njoftimin për media.


Për të hequr dyshimet e pretenduara apo për të vërtetuar këto dyshime, KMDLNj ka ftuar Prokurorin e Shtetit të bëjë hetime për faktin se kemi të bëjmë me dyshime të ngritura e që janë shumë serioze duke krijuar pakënaqësi dhe shqetësim te qytetarët për sigurinë dhe privatësinë e tyre.

“KMDLNj vlerëson se ky rast duhet të trajtohet nga Prokuroria e Shtetit me një prioritet të lartë dhe, pas përfundimit të hetimeve duhet të adresohet përgjegjësia konkrete qoftë për shqetësim të opinionit përmes shpifjeve , qoftë për ndërhyrje ilegale dhe të paautorizuar në Dhomën e Përgjimeve. Në rastin konkret nuk mund të jenë dy të vërteta dhe nëse Prokuroria e Shtetit e kalon në heshtje këtë çështje do të bartë përgjegjësi për legalizim të shpifjes ose për rrezikim të privatësisë për qytetarët e Kosovës të drejtat e të cilëve po shkilen rëndë në rastin konkret.

Fjala apo dyshimi publik ka përgjegjësi publike, morale, politike dhe penale prandaj vetëm një hetim i shpejtë, i paanshëm dhe profesional mund dhe duhet ta adresojë përgjegjësinë konkrete, të mbështetur në prova e jo në spekulime. KMDLNj është i shqetësuar për fjalorin fyes, kërcënues dhe të turpshëm që po e përdorin politikanët e Kosovës për ta diskredituar njëri-tjetrin, në mungesë të fakteve apo ideve që kontribuojnë për të mirën e qytetarit”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Kurti fton në takim liderët e tri partive opozitare, tregon për çka do të bisedojnë

Lajme
Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Rohde: Gjermania do të katërfishojë numrin e ushtarëve në Kosovë

Siguri
Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Gruan në Shqipëri, të dashurën në Greqi! Roan Brahimi u ekzekutua në Athinë sapo u kthye nga Dubai

Lajme
“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

“Ka pas kopjim të madh”, kandidati tregon për parregullsitë gjatë testimit në konkursin për gradimin e policëve

Lajme
Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Opozita dhe analistët besojnë që Kurti do ta dërgojë Asociacionin në Kushtetuese

Lajme
Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Kurti fton liderët e tri partive opozitare, Quni thotë se në LDK s’ka disponim për të shkuar në takim

Politikë
Kalo në kategori