LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Pavarësisht kallëzimit penal të dorëzuar në Hagë, drejtësia ndërkombëtare heshti ndaj masakrës së Dubravës

KMDLNj: Pavarësisht kallëzimit penal të dorëzuar në Hagë, drejtësia ndërkombëtare heshti ndaj masakrës së Dubravës

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një njoftimi për media ka bërë të ditur se në mesin e shumë kallëzimeve penale që nuk u trajtuan nga drejtësia ndërkombëtare ishte edhe kallëzimi penal për masakrën e Dubravës.

“Në mesin e shumë kallëzimeve penale që KMDLNj ka bërë ndaj atyre që planifikuan, e përkrahën, nuk e penguan apo bënë krime lufte, krime kundër njerëzimit, shkelje të zakoneve të luftës e deri në gjenocid në Kosovë e që nuk u trajtuan fare nga drejtësia ndërkombëtare, në rastin konkret nga Tribunali Ndërkombëtar për Krime Lufte për ish Jugosllavinë ishte edhe Kallëzimi Penal për Masakrën e Dubravës. Ky Kallëzim Penal ishte dorëzuar nga KMDLNj përkatësisht nga Prof.Dr.Pajazit Nushi dhe Tahir Demaj i Këshillit Rajonal në Pejë me datë 07.03.2002 në Zyrën e Prokurorit të Tribunalit të Hagës për Krime të Luftës për ish Jugosllavini dhe ish protokoluar me numer, NR.18/02.Kallëzimin Penal e kanë përgatitur : Tahir Demaj, Zenel Mekaj, Drita Krasniqi, Mubijene Begolli-Sedefi dhe Muhamet Asanaj.


Kallëzimi Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës është përgatitur në kohë ( viti 2000-2002) dhe është dorëzuar me kohë , më 7 mars 2002.
Mostrajtimi i Kallëzimeve Penale nga Tribunali i Hagës, UNMIK dhe EULEX edhe për masakrat më të tmerrshme në mesin e të cilave Maskara e Burgut të Dubravës, për nga pesha dhe pasojat mund të krahasohet me Kampin në Aushvic apo Dahau, e bënë të kuptueshëm, pranueshëm dhe ligjor ndryshimin në Kodin Penal të Kosovës nga Ministria e Drejtësisë me të cilin mund të gjykohen dhe denohën në mungesë ata që kanë kryer krime lufte ne Kosovë”, thuhet në njoftim.

KMDLNj ka theksuar se nga aspekti i të drejtave të njeriut, për shkak të pamundësisë të sigurimit të një mbrojtje efektive edhe KMDLNJ ka pasur rezerva, në rrethanat ekzistuese kur Serbia është bërë mbledhës dhe mbrojtës i të dyshuarve për krime lufte e që janë larguar nga Kosova dhe kur Serbia refuzon çdo bashkëpunim, për më keq iu garanton mbrojtje dhe përkujdesje shtetërore, gjykimi dhe dënimi për krime lufte në mungesë është mënyra e vetme për të siguruar edhe një drejtësi sado të vogël për viktimat dhe familjet e tyre dhe përgjegjësi për kriminelët.

“Me këtë Kallëzim Penal për Masakrën në Burgun e Dubravës , KMDLNj shpreh respekt për të gjitha viktimat civile dhe ushtarake, familjarët e tyre si dhe për aktivistët e KMDLNj –së që kanë bërë një punë të madhe në dokumentimin e krimeve të luftës dhe që tani nuk janë në mesin e të gjallëve. Është bërë punë e madhe nga KMDLNj dhe të tjerët në këtë aspekt por e drejta e viktimave për drejtësi është sabotuar nga “drejtësia ndërkombëtare” !”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/

Kallëzimi penal për masakrën e Dubravës i dorëzuar në Hagë nga KMDLNj

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
A do t'i

A do t'i "shpëtojë" Albin Kurti Asociacionit të komunave me shumicë serbe, flasin analistët

Lajme
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

​Kurti: Anëtarësimi në KiE, hapi i parë drejt bashkimit me familjen evropiane

Lajme
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Kalo në kategori