LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Opozita ta votojnë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin si presidente

KMDLNj: Opozita ta votojnë Qeverinë Kurti 2 dhe Vjosa Osmanin si presidente

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave e të Lirive të Njeriut, ka reaguar pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, duke shpresuar se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër  edhe Vjosa Osmanin presidente.

Sipas një njoftimi për media, kur vota e pjesës më të madhe të votuesve ka vendosur për vendimmarrjen, KMDLNj mendon dhe kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.


Lexoni më poshtë reagimin e KMDLNj – së:

Të formohen institucionet e Kosovës, pa vonesë dhe pa kundërshtime!

Pas zgjedhjeve të 14 shkurtit 2021, situata politike u qartësua shumë. Pozita e ardhshme ka siguruar pushtet absolut duke udhëhequr me ekzekutivin, me fuqi të madhe në Kuvendin e Kosovës dhe duke e marrë edhe postin e Presidentit. Pozita e ardhshme ka deklaruar se nuk do të bëjë koalicion me asnjë parti shqiptare duke e marrë përgjegjësinë e plotë për të gjitha proceset dhe vendimmarrjen në Kosovë.

Në këtë kontekst kur vota e pjesës më të madhe të votuesve ka vendosur për vendimmarrjen, KMDLNj mendon dhe kërkon që opozita e ardhshme të tregohet konstruktive dhe bashkëpunuese e plotë në procesin e formimit të institucioneve.

KMDLNj mendon dhe shpreson se opozita e ardhshme duhet në mënyrë unanime ta votojë Qeverinë Kurti 2, Albin Kurtin, kryeministër sikur edhe Vjosa Osmanin presidente. Gjithashtu, KMDLNj kërkon që çështja Kurti të mos dërgohet në Gjykatë Kushtetuese sepse, pa nevojë vonohen proceset tjera e që duket se do të jenë përgjegjësi absolute e pozitës së ardhshme. Do të ishte shumë mirë, politikisht dhe moralisht që Qeveria e ardhshme të mos pengohet, jo në 100 ditë të ardhshme por në 12 muaj të ardhshëm. Opozita e ardhshme, me deklaratën përjashtuese të kryeministrit të ardhshëm, lirohet nga çdo përgjegjësi në planin e vendimmarrjes e që i lë mundësi për konsolidim të opozitës për zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në demokraci, votuesi i përcakton rregullat e lojës politike, ndërsa të zgjedhurit dihet t’i zbatojnë ato. Në rastin konkret është përcaktuar qartë adresa e vendimmarrjes dhe përgjegjësisë, andaj çdo përpjekje për pengim të procesit është dhunim i vullnetit të shumicës. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore

Arsim
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut

Lajme
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë

Kronika e Zezë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi

Politikë
Kalo në kategori