Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNJ), ka kërkuar nga SBASHK-u që të ndërpres grevën në arsim, pasi mban përgjegjësi faktike për shkelje të drejtave të njeriut – të nxënësve. KMDLNJ ka kërkuar dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të, siç thuhet, mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT-in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar
KMDLNJ përmes një komunikate për media nga KMLDNJ thotë se i kanë monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla, dhe se kërkesat e tyre i konsiderojnë si të drejta dhe të arsyeshme.
“KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT-i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme. Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës”, thuhet në komunikatë.
“KMDLNJ gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK-ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse Qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK-u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake”, thuhet në reagim.
Sipas reagimit, KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në Komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme.
“KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK-u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre”, thuhet në reagimin e KMDLNJ-së.
Lexoni më poshtë reagimin e plotë të KMDLNJ-së:
SBASHK- u, si përfaqësues i mbrojtjes së të drejtave të mësimdhënësve, në përputhje me mandatin dhe ligjeve në fuqi ka organizuar një grevë të paralajmëruar me kërkesa ndaj qeverisë për plotësimin e kushteve mirëpo ka hasur në një përkrahje të pjesshme andaj greva po vazhdon me ç ‘rast mbi 320,000 nxënës kanë humbur miliona e miliona orë të mësimit, duke e dëmtuar shumë procesin arsimor i cili, edhe ashtu ishte i cenuar. Aq më parë që këto orë nuk do të zëvendësohen, sipas paralajmërimeve të SBASHK-ut.
KMDLNj e njeh të drejtën e grevës, si njërën ndër të drejtat e njeriut nëse është në përputhje me ligjin dhe nuk i rrezikon të drejtat e të tjerëve. Qeveria e Kosovës ka qenë e paralajmëruar shumë muaj më parë për grevën mirëpo nuk ka ndërmarrë ndonjë veprim për ta qetësuar situatën përmes një marrëveshjeje të negociuar dhe të pranuar nga dy palët, deri në një zgjidhje më të mirë, kur të krijohen kushtet dhe mundësitë. Në aspektin ligjor dhe të mandatit greva e SBASHK-ut nuk mund të kundërshtohet e as të gjykohet.
KMDLNj, në çdo reagim, edhe para fillimit të grevës ka bërë thirrje publike palëve të bisedojnë kurse grevën e konsideron si masë të skajshme. Në këtë kontekst, KMDLNj mendon se nuk janë shfrytëzuar mundësitë parandaluese, në radhë të parë nga qeveria përkatësisht MASHT-i i cili, më shumë është angazhuar ta thyejë grevën përmes përçarjes, se që është angazhuar për një zgjidhje të mundshme.
Për këtë arsye KMDLNj ka kërkuar dhe kërkon dorëheqjen e ministres së MASHT-it për shkak të mungesës së kapacitetit profesional për të menaxhuar MASHT –in dhe, sidomos grevën, pas situatës së krijuar. KMDLNj edhe më parë ka kërkuar të gjendet një zgjidhje për të ndërprerë grevën, qoftë përmes bisedimeve apo deklarimit të njëanshëm për ndërprerje të grevës.
KMDLNj, mendon se SBASHK –u e ka përmbyllur detyrimin, në këtë rast moral ndaj anëtarësisë mirëpo, çdo vazhdim i mëtutjeshëm i grevës do t’i dobësojë pozicionet e SBASHK-ut aq më parë që për dëmet e jashtëzakonshme që po i bëhet procesit arsimor, e tërë përgjegjësia po i adresohet SBASHK –ut e që nuk është e vërtetë. Me stërzgjatjen e grevës e cila është edhe kundër parashikimeve të SBASHK-ut, janë krijuar të gjitha kushtet që SBASHK –u të tregojë një vullnet të njëanshëm (kur mungon vullneti i qeverisë) dhe të ndërpres grevën. Nuk ka zgjidhje tjetër në këtë situatë!
KMDLNj gjithnjë ka reaguar kundër linçimit publik të orkestruar ndaj SBASHK –ut dhe kryetarit, Rrahman Jasharaj si reagim nga pozita e të fortit e që është në kundërshtim të plotë me të drejtat e njeriut dhe praktikat e mira ndërkombëtare. Nëse qeveria e Kosovës ka qëndrim linçues ndaj SBASHK-ut, e kjo është e pakundërshtueshme, edhe SBASHK-u mbanë përgjegjësi faktike dhe konkrete për shkelje të drejtave të njeriut të nxënësve andaj duhet të ndërpres me shkelje të këtyre të drejtave. KMDLNj ka monitoruar protestat e organizuara në entet parashkollore dhe në disa shkolla dhe kërkesat e tyre i konsideron si të drejta dhe të arsyeshme hiç këtu angazhimet për grevë-thyerje nga pozitat ekskluzivisht partiake.
KMDLNj tërheq vërejtjen edhe për grevën në komunën e Prishtinës që u shkakton shumë dëme qytetarëve të Prishtinës, që nga foshnjat që duhet të regjistrohen, bizneseve të shumta dhe qytetarëve që janë të privuar nga ofrimi i shërbimeve e që aktualisht janë të pjesshme.
KMDLNj pret dhe shpreson se greva e SBASHK-ut do të përfundojë shpejt dhe do të nisë procesi arsimor duke theksuar se në këtë rast SBASHK –u nuk do të jetë palë e humbur. Nëse këmbëngul të vazhdojë këtë grevë në këtë mënyrë atëherë, pa asnjë dyshim më së shumti do të humb SBASHK-u, përjashtuar nxënësit që, edhe deri më tani janë humbësit më të mëdhenj, pa fajin e tyre. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Osmani: Mickoski mund ta ftojë VLEN-in për kafe, por në Qeveri mund ta marrë vetëm si pjesë e koalicionit “Maqedonia përsëri e jotja”
Voziti me fëmijë në prehër – policia e dënon me 400 euro gjobë, 5 pikë negative dhe i merret patent shoferi për 6 muaj
Bytyqi: Një vit e gjysmë punuam në planin e rritjes, të ndërmarrim të gjitha proceset reformuese
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, Knaus: Disa shtete, përfshirë Francën e Gjermaninë po përgatiten ta bllokojnë votimin në maj
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
Tentuan t’ia vënë zjarrin shkollës “Meto Bajraktari” në Prishtinë, reagon Drejtoria e Arsimit: Të zbulohen motivet e sulmit kriminal mbi objektet shkollore
Në Gjakovë zbulohet monumenti i Skënderbeut
Gruaja që vdiq në Spitalin e Prizrenit ishte 24-vjeçare, shtatzënë
Lajçak tregon se çfarë përshtypje i kanë lënë Kurti dhe Vuçiq gjatë bisedimeve Kosovë-Serbi
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City