LAJMI I FUNDIT:

KMDLNj: Greva e SBASHK-ut, nuk e rritë cilësinë e arsimit

KMDLNj: Greva e SBASHK-ut, nuk e rritë cilësinë e arsimit

Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj), përmes një komunikate për media ka thënë se greva e SBASHK-ut, nuk e rritë cilësinë e arsimit.

“SBASHK-u, pas shumë kërcënimeve dhe pëpjekjeve për të gjetur zgjidhje për përmirësimin e pozitës materiale të mësimdhënësve, pas disa grevave paralajmëruese dhe sensibilizuese, më 14 janar 2019 organizoi një grevë të përgjithshme ku u përfshinë të gjitha nivelet e arsimit, nga ai parashkollor (çerdhet), deri te ai
i nivelit të mesëm përjashtuar këtu nivelin e lartë.


Ditën e parë të grevës thirrjes për grevë iu përgjigjën të gjithë të punësuarit në këto institucione arsimore duke i kthyer mbrapshtë ata pak fëmijë dhe prindër. Deri më tani këtë grevë e kundërshtoi vetëm Këshilli i Prindërve të cilët, sipas KMDLNj –së, me të drejtë e vlerësojnë se po dëmtohen nxënësit që nuk po i vijojnë mësimet në një mjedis ku arsimi edhe ashtu vlerësohet të jetë i brishtë dhe jo në nivel me vendet e rajonit”, thuhet në komunikatë.

Më tej theksohet se KMDLNj e mbron të drejtën e organizimit sindikalist dhe grevën si mundësi për arritjen e qëllimeve për përmirësimin e kushteve të punëtorëve të arsimit, në rast se shterren të gjitha mundësitë tjera e që mund të realizohen përmes dialogut me autoritetet përgjegjëse, në rastin konkret me MASHT-in dhe Qeverinë e Kosovës.

“Në rastin konkret KMDLNj, vlerëson se nuk janë shfrytëzuar të gjitha mundësitë e dialogut dhe se greva do të prodhojë efekte negative sidomos për fëmijët parashkollorë dhe nxënësit e shkollave fillore dhe të mesme si edhe për personelin arsimorë (mësimdhënësit) sikur edhe për prindërit.
Kërcënimi i SBASHK-ut se kjo grevë mund të zgjasë për muaj të tërë nënkupton se ky vit shkollorë mund të jetë i humbur për nxënësit e që do të ishte dëm i madh dhe i pariparueshëm për nxënësit.

Kërkesa për grevë që mund të zgjasë për muaj të tërë, në fakt është përpjekje të legalizohet kushtëzimi për arritjen e qëllimeve dhe si i tillë është i papranueshëm dhe i dëmshëm.

SBASHK-u dhe Qeveria e Kosovës duhet të dialogojnë për të gjetur një zgjidhje të pranueshme për të dyja palët, gjithnjë duke pasur parasysh mundësitë buxhetore të qeverisë si dhe nevojat e arsyeshme të mësimdhënësve për përmirësimin e statusit të tyre material. Prandaj, KMDLNj konsideron se kjo grevë, me këto kërkesa dhe me një kushtëzim eksplicit është zgjidhje jo e duhur dhe e ngutshme dhe e cila nuk do të garantojë se kërkesat e SBASHK-ut do të përmbushen në masën e kërkuar”, thuhet më tej në komunikatë.

Pas kësaj greve e cila nuk ka afat të caktuar, KMDLNj pyet se si do të kompensohen orët e humbura dhe KMDLNj do të kundërshtojë fuqishëm kompensimin e këtyre orëve gjatë pushimeve të fundjavës, festave apo pushimeve të parapara sepse nxënësit nuk janë fajtorë për këto humbje dhe përgjegjësia bie mbi ata që kontribuojnë humbjen e orëve përkatësisht mbi SBASHK-un.

“KMDLNj –së i janë drejtuar prindër që i dërgojnë fëmijët me pagesë në entet parashkollore (çerdhe) duke kërkuar që për aq kohë sa çerdhet nuk ofrojnnë shërbime për fëmijët e tyre, aq kohë të lirohen nga pagesa për çerdhe për faktin që e konsiderojnë se është e padrejtë të paguajnë për shërbime që nuk iu ofrohen.

KMDLNj vlerëson se është nevojë e ngutshme dhe e domosdoshme që të depolitizohet arsimi në të gjitha nivelet, të rritet cilësia e arsimit, të bëhet vlerësimi në bazë të performancës, të bëhen reforma të thella në sistemin arsimorë, të zbatohen praktikat e mira nga shtetet e tjera që janë treguar të dobishme dhe të suksesshme e që deri më tani nuk është kërkuar as nga SBASHK e as nga të tjerët”, thuhet në komunikatën për media. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Cvijanoviq: Qëndrimi i Bosnjës e Hercegovinës për anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës duhet të jetë neutral

Lajme
Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Kurti pas telefonatës me Macron: Besojmë që Franca ta mbështesë Kosovën në KiE pa parakushte

Lajme
Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Goditi 42 herë me thikë ish-të dashurën në Vjenë, gjykata e dënon me 15 vjet burgim shqiptarin nga Kosova

Lajme
Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Zbulohet shifra që u pagua Alma Kaçi për të kryer marrëdhënie seksuale me Safet Gjicin: Ia morën videon me forcë

Lajme
Kalo në kategori