Këshilli për Mbrojtjen e të Drejtave dhe Lirive të Njeriut (KMDLNj) ka reaguar pas certifikimit të institucioneve shëndetësore private për bërjen e testit COVID-19, duke thënë se çmimet e këtyre testeve nëpër laboratorët privat kamë shumë të larta.
KMDLNj përmes një komunikate për medie ka thënë se nëse informatat që testi për COVID-19 do të kushtojë deri në 50 euro, kurse ai serologjik 20 euro, kjo është e papërballueshme për qytetarët.
Komunikata e plotë:
Ministria e Shëndetësisë ka certifikuar 33 institucione shëndetësore private për ta bërë testin anti-Covid ndonëse ende nuk ka emra të institucioneve shëndetësore që kanë leje nga Ministria e Shëndetësisë.
Edhe para kësaj, disa institucione shëndetësore private kanë bërë teste për ata që për çështje biznesi, turizmi apo të tjera është dashur të shkojnë në vende ku kërkohen këto teste.
Ministria e Shëndetësisë, sipas vetdeklarimit brenda 24 orëve i bënë 400 deri 500 teste që është numër i vogël krahasuar me nevojat dhe kërkesat kurse Qendra e Mjekësisë Familjare në Prishtinë ka filluar të bëjë tekste serologjike e që numri është i kufizuar.
Nëse informatat janë të sakta, testi anti COVID kushton 50 euro kurse ai serologjik, në institucionet shëndetësore private kushton 20 euro që, në rrethanat e rënduara ekonomike kur një numër i madh i qytetarëve të Kosovës lufton për të mbijetuar, kjo shumë është e papërballueshme.
Ministria e Shëndetësisë, ajo e Vitisë dhe kjo e Zemajt , kanë marrë mjete të konsiderueshme nga Buxheti i Kosovës dhe shumë donacione nga Bashkësia ndërkombëtare për luftë kundër pandemisë mirëpo krahasuar me vendet e rajonit , numri i të testuarve është minimal në ndërkohë që numri i të infektuarve dhe viktimave është jashtëzakonisht i madh.
KMDLNj ka reaguar disa herë për diskriminimin që iu bëhet qytetarëve gjatë testimit për COVID-19, përfitojnë pa nevojë, pa rend dhe menjëherë politikanë dhe figura publike ndërsa ata që vërtetë kanë nevojë për testim të domosdoshëm dhe trajtim të menjëhershëm, mbase edhe vdesin duke pritur radhën.
Tash, nëse ky çmim prej 50 eurosh është i vërtetë, kjo edhe më shumë do ta vështirësojë gjendjen e shtresave më të rrezikuara ndërsa këta që i kanë të gjitha mundësitë, duke përfituar pameritueshëm, vetëm sa ndikojnë në rritjen e numrit të të vdekurve. Fillimisht pezullimi i Udhëzimit Administrativ për çmimin e barnave që siguronte mundësi për shtresat e rrezikuara të blejnë barna e që përkohësisht u hoq dorë nga kjo dhe licencimi i institucioneve shëndetësore private, me çmime të kripura, mund të jetë hyrje dhe mundësi për një korrupsion pandemik nëse nuk monitorohet, auditohet dhe hetohet në rast se ka dyshime për shpërdorime.
KMDLNj është kundër diskriminimit flagrant që iu bëhet qytetarëve të Kosovës me ç’rast po rrezikohet shëndeti i pjesës dërrmuese të qytetarëve që e kanë shumë të nevojshme, në emër të mbrojtjes së një pakice, padrejtësisht të privilegjuar. /Telegrafi/
Lufta Prigozhin - Putin
Më shumë"Lidhjet me Serbinë" dhe informata nga Qeveria e Kosovës, çka deshi të thotë Escobar pas pretendimeve se është i implikuar?
Mexhiti: VLEN fituese tek shqiptarët, procesi zgjedhor nuk ka qenë demokratik
Rruga për në Këshillin e Evropës, Weber: Kosova “ra” në kushtet joformale të Perëndimit
Ademi: Fitore historike për Frontin Evropian
Mucunski i OBRM-PDUKM-së: Censusi për president është arritur, BDI e vetëdijshme se do të jetë në opozitë
Çështja e Asociacionit, Haziri: Kurti dëshiroi t’ia lë ;zjarrin në dorë' Osmanit
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
Mbyllet gjysmëfinalja e parë e Eurovisionit - këto janë 10 vendet që u kualifikuan në finalen e madhe
Katër vite pritje, Dortmundi tani me një veprim hakmarrës turpëron PSG-në në rrjetet sociale
Bonusi i jashtëzakonshëm që Bellingham do ta fitojë nëse Real Madridi fiton Ligën e Kampionëve
Ish-legjenda e njohur e Real Madridit i bashkohet Ronaldos tek Al-Nassr
Shumë debate për këtë moment: A ishte penallti për PSG-në kur Hummels e rrëzoi Dembelen?
Çka është rregulla 30:30:30:10 kur bëhet fjalë për financat dhe si duhet ta shfrytëzoni?