LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve të Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me Deloitte

Klubi i Prodhuesve të Kosovës marrëveshje bashkëpunimi me Deloitte

Klubi i Prodhuesve të Kosovës (KPK) ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Deloitte Kosova për asistim në përpilimin e studimit të fizibilitetit financiar për qendrën e trajnimeve të quajtur Qendra e Kosovare për Përsosmëri të Prodhimit – KOCME (Kosovo Centre for Manufacturing Excellence).

Gjatë javëve në vazhdim, Deloitte Kosova do të zhvillojë këtë studim si përkrahje për qendrën e trajnimeve KOCME dhe kështu do të kontribuojë për komunitetin e biznesit e në veçanti atë të prodhuesve vendor.
Qëllimi kryesor i KOCME do të jetë ngritja e kuadrove të reja profesionale për nevojat e kompanive në fushën e zhvillimit dhe trajnimit të aftësive të punonjësve, kërkimit dhe dizajnit të produkteve, konkurrencës në prodhim dhe inkuadrimit të praktikave më të mira globale në kuadër të mësim-nxënies. /Telegrafi/