LAJMI I FUNDIT:

Klubi i Prodhuesve takon anëtarë të Shoqatës gjermane për biznese të vogla, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Klubi i Prodhuesve takon anëtarë të Shoqatës gjermane për biznese të vogla, flasin për mundësitë e investimeve në Kosovë

Drejtori i Klubit të Prodhuesve Astrit Panxha, së bashku me anëtarët e bordit, Kastriot Lluka, Gojart Kelmendi dhe Bujar Reka u takuan me anëtarët e bordit të shoqatës Gjermane për Bizneset e Vogla dhe të Mesme -BBW Unternehmens Beratung.

Stefan Wings përfaqësues i kësaj shoqate erdhi me interesimin që të krijojë partneritete të reja me kompanitë vendore në Kosovë dhe shikimin e mundësive për investime në Kosovë, thuhet në njoftim.


Klubi i Prodhuesve i informoi për potencialin e Kosovës, por edhe foli për klimën e përgjithshme të të berit biznes në vendin tonë.

BVMW është një shoqatë e pavarur politikisht dhe përfaqëson interesat e bizneseve të vogla dhe të mesme në politikë, me autoritetet administrative, me sindikatat dhe me kompanitë kryesore. Bizneset anëtare të kësaj shoqate janë rreth 50,000 ndërmarrje. /Telegrafi/