LAJMI I FUNDIT:

Klubi i ndërmarrësve “GROW” i hapur për aplikime

Klubi i ndërmarrësve “GROW” i hapur për aplikime

“CEED Kosova” fillon klubin për ndërmarrës dhe menaxherë të lartë “GROW Club” për vitin 2017/18.
GROW Club i dedikohet ndërmarrësve në zhvillim, të cilët kërkojnë të zgjerojnë rrjetin e tyre të biznesit, të rrisin vëllimin e shitjeve dhe të përmirësojnë pozitën në treg.

KLUBI OFRON:

• Mësime të bazuara në përvojë: 9 takime mujore me ndërmarrës të suksesshëm të cilët ndajnë eksperiencën e tyre shumëvjeçare, sfidat dhe mundësitë me të cilat edhe vetë janë përballur
• Takime individuale me mentorë për t’i zgjidhur sfidat e biznesit
• Rrjetformim për tu lidhur me një komunitet të ndërmarrësve lokal dhe ndërkombëtar në Konferenca të Biznesit, B2B, Ngjarje Shoqërore dhe Dreka Biznesi
• Qasje në financa, lidhje me investitorë potencial dhe institucione financiare
• Programe të specializuara për menaxhim të dizajnuara për ekipin: Finance, Marketing & Sales, Process & Operations, Social Media, Burime Njerëzore
• Shërbime individuale për të zgjidhur sfidat e biznesit tuaj

Për më shumë informata dhe për aplikime klikoni KËTU.

Bëhu pjesë e ndërmarrësve dhe menaxherëve më të suksesshëm lokal dhe ndërkombëtar!

Rreth CEED Kosova:
Center for Entrepreneurship and Executive Development -CEED Kosova është themeluar ne vitin 2009 nga USAID dhe SEAF, dhe është pjesë e rrjetit ndërkombëtar që vepron në Evropën Juglindore, Azinë Juglindore dhe Afrikën e Veriut.

CEED Kosova ju ofron ndërmarrësve katër përbërës kyç që ata kanë nevojë për të përshpejtuar rritjen e biznesit të tyre – programe praktike për ngritje të kapaciteteve, lidhjet me tregjet e reja, qasjen në kapital, dhe më e rëndësishmja qasje në një komunitet në rritje të ndërmarrësve dhe menaxhereve kosovar me nivel të njëjtë të të menduarit, të cilët ndajnë rreziqet dhe sfidat që lidhen me fillimin dhe menaxhimin e një kompanie në rritje. ‎/Telegrafi/