Klubi i Karatesë “Arena” fiton shtatë medalje në turneun ndërkombëtar “Zahir Pajaziti”

Klubi i Karatesë “Arena” nga Peja, kanë marrë pjesë në Turneun Memorial Ndërkombëtar “Zahir Pajaziti”, një ndër garat më masovike në kalendarin e garave vendore ku morrën pjesë 47 klube nga Shqipëria, Maqedonia Veriore, Mali i Zi dhe Kosova.
Garuesit nga Kosova kanë shkëlqyer duke treguar paraqitje të jashtëzakonshme në këtë turne, ku si pasojë u stolisën me gjithsej shtatë medalje, nga të cilat katër prej tyre ishin të argjendta dhe tri të bronzta.
Një garues nga “Arena” shkëlqeu duke u stolisur me tre tituj nënkampionësh në kategorinë e tij (Junior) dhe (Senior), duke dëshmuar që është ndër më të mirët në kategorinë e tij.

Po ashtu në kategorinë e vajzave, një garuese e klubit “Arena” arriti sukses të dyfishtë, duke fituar dy medalje në dy disiplina të ndryshme.
Këto rezultate nuk janë të rastësishme – ato janë fryt i punës profesionale dhe përkushtimit të trajnerëve të klubit pejan që po del të jetë një ndër më të suksesshmit dhe më masovikët në qytetin e Pejës dhe në mbarë rajonin./Telegrafi/


















































