Klubi i Bundesligës pritet ta transferojë përfundimisht Arijon Ibrahimovicin

Mesfushori sulmues 19-vjeçar, Arijon Ibrahimovic iu bashkua Heidenheim në formë huazimi për sezonin 2025/26, duke synuar të fitojë përvojë të vlefshme në ekipin e parë në Bundesligë.
Sipas gazetarit të Sky, Florian Plettenberg, Heidenheim është shumë i interesuar të sigurojë transferimin e përhershëm të Ibrahimovic nga Bayern Munichu.
Edhe pse marrëveshja aktuale e huazimit nuk përfshin një opsion blerjeje, Heidenheim thuhet se po planifikon të hapë bisedime me Bayernin për një transferim të mundshëm të përhershëm.
🚨🆕 Heidenheim are very keen to secure Arijon #Ibrahimovic on a long-term basis.
Talks with Bayern are planned to take place. The current loan deal, which runs until the end of the season, does not include an option to buy. Ibrahimovic’s contract with FC Bayern runs until 2027.… pic.twitter.com/9AEGyh5eUB
— Florian Plettenberg (@Plettigoal) October 24, 2025
Kontrata e Ibrahimovicit me klubin bavarez është deri në vitin 2027, që do të thotë se negociatat mund të përfshijnë një tarifë transferimi ose një klauzolë shitjeje në të ardhmen.
Që kur mbërriti në Heidenheim, Ibrahimovic ka bërë tetë paraqitje, të gjitha si titullar, duke kontribuar me një asistim dhe duke lënë mbresa me pjekurinë dhe kreativitetin e tij me topin.
Performancat e tij i kanë bindur drejtuesit e klubit se ai mund të jetë një figurë kyçe për projektin e tyre afatgjatë. /Telegrafi/



















































