LAJMI I FUNDIT:

Klubi grek, AEK, reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Klubi grek, AEK, reagon për banerin “Kosova është Shqipëri”

Klubi grek, AEK, ka reaguar për banerin “Kosova është Shqipëri”, të shfaqur të enjten gjatë ndeshjes së Ligës së Evropës me Ajaxin.

AEK-u i Athinës ka dënuar shfaqjen e këtij mesazhi dhe ka paralajmëruar largimin e përjetshëm nga stadiumi të përgjegjësve, pasi baneri bëri bujë të jashtëzakonshme.

Tifozët grekë njihen për qëndrime anti-Kosovë, por kishte një ndryshim rrënjësor në qasje nga tifozët e AEK-ut të enjten mbrëma, por klubi i famshëm grek është distancuar të premten nga ai veprim.


“Kosova është Shqipëri” – tifozët grekë të AEK-ut shfaqën këtë baner në Athinë
Lexo po ashtu “Kosova është Shqipëri” – tifozët grekë të AEK-ut shfaqën këtë baner në Athinë

“AEK shpreh neverinë dhe dënon pa mëdyshje daljen, qoftë edhe për pak sekonda, të një pankarte me përmbajtje ekstreme nacionaliste në stadiumin tonë. Kjo nuk ka të bëjë absolutisht me origjinën historike të shoqatës sonë, as sigurisht me atë që ajo përfaqëson që nga themelimi i saj”.

“AEK-u nuk ka nevojë të provojë asgjë me fjalë, pasi e ka bërë me vepra në mënyra të padiskutueshme dhe me nisma që asnjë grup tjetër nuk ka marrë, kundër luftës”.

“Për ngjarjen konkrete trishtuese dhe indinjuese, AEK deklaron se nuk do të qëndrojë duarkryq”, ka shkruar AEK, duke shtuar se ka filluar puna që përgjegjësit të gjinden dhe tu  ndalohet përgjithmonë hyrja në stadium.

"Megaskandal, tradhti": Mediat serbe nuk e përballojnë transparentin "Kosova është Shqipëri" nga tifozët e AEK-ut
Lexo po ashtu "Megaskandal, tradhti": Mediat serbe nuk e përballojnë transparentin "Kosova është Shqipëri" nga tifozët e AEK-ut

Reagimet për banerin ishin të shumta sidomos në Serbi, ku mediat serbe e kanë vlerësuar “thikë pas shpine”./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

Zbulohen prapaskena befasuese: Me vetëm një telefonatë, Perez ndikoi që dy lojtarë të Barcelonës ta kalojnë regjistrimin

La Liga
Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Ishte apo jo prekje e dyfishtë nga Alvarez? TNT Sports publikon pamje të reja për t'u dhënë fund debateve

Liga e Kampionëve
Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Diego Simeone i la të gjithë pa fjalë për pyetjen që bëri në konferencë për media

Liga e Kampionëve
Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Tifozët thonë se Arne Slot thumboi pronarët e Liverpoolit pas eliminimit nga PSG

Liga e Kampionëve
Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Stafi dhe lojtarët e Real Madridit nën kritika të ashpra pas asaj që bënë në stadiumin e Atletico Madridit

Liga e Kampionëve
Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për

Kosova triumfon ndaj Ukrainës dhe mban gjallë shpresat për "Euro 2026"

Hendboll
Kalo në kategori