Trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, ka dalë në mbrojtje të Florian Wirtz pas një fillimi të vështirë të sezonit në Ligën Premier, duke theksuar se talenti gjerman do të dëshmojë vlerat e tij në kohën e duhur.

Në podcastin “The Diary of a CEO”, Klopp foli për transferimin e Wirtz nga Bayer Leverkusen gjatë verës dhe sfidat e tij të para në Angli.


Mesfushori ende nuk ka shënuar apo asistuar në 10 ndeshjet e para me fanellën e “The Reds”, por Klopp nuk ka asnjë dyshim për cilësinë që posedon 21-vjeçari.

“Ju të gjithë do t’i hani fjalët tuaja nëse përdorni fjalët e gabuara me Florian Wirtz. Ai është një talent i jashtëzakonshëm”, ka thënë Klopp.

Trajneri gjerman theksoi se adaptimi në Ligën Premier kërkon kohë dhe se është i bindur që Wirtz do të shpërblejë besimin me paraqitje të nivelit të lartë në të ardhmen. /Telegrafi/

telegrafi sport app