Subvencionimi i pagave, i qirave dhe riprogramimi i kredive janë disa nga kërkesat që gastronomet e Kosovës kërkojnë nga Qeveria për mbështetjen e tyre gjatë pandemisë COVID-19.
Petrit Kllokoqi nga Shoqata e Gastronomeve të Kosovë në një konferencë për medie tha se, reflektimi i shtetit ndaj këtij sektori në këtë kohë të pandemisë është shumë i zbehtë.
“Ne e kemi bërë këtë mbledhje edhe këtë thirrje për Qeverinë e Kosovës që të janë bashkëpunues. Gastronomet janë të parët që u mbyllëm dhe të fundit që u hapëm. Reflektimi i shtetit ndaj neve është shumë i zbehtë dhe për këtë e kemi bërë një mbledhje që t’i propozojmë Qeverisë një bashkëpunim. Për masat e vendosura nuk po themi që janë të ndalueshme, atëherë nëse vendosen masa të kemi subvencionim”, tha Kllokoqi, përcjell Telegrafi.
Ai tha se ky sektor është duke funksionuar me vetëm 10 për qind të qarkullimit.
“Gastronomia është duke e vuajtur këtë pandemi. Mund të themi se jemi në një sëmundje ekonomike, ku jemi të prekur të gjithë. Jemi duke punuar me 50 për qind më pak. Distancën që e kemi krijuar jashtë, na ka humbur edhe 20 për qind të qarkullimit, plus edhe shkurtimi i orarit na ka reduktuar për 20 për qind, ku ne jemi duke funksionuar me 10 deri 15 për qind të qarkullimit, ndërsa shpenzimet i kemi të pranishme të gjitha. Të hyrat tona janë të vogla dhe jemi në prag të falimentimit”, tha ai.
Kllokoqi kërkon nga Qeveria e Kosovës që të mbështetet financiarisht ky sektor.
“Po kërkojmë lehtësim financiar. Ne sot jemi mbledh për të kërkuar subvencionimin e pagave, ku na kanë dhënë vetëm nga 170 euro lëmosh, e që nuk e kanë vazhduar. Po kërkojmë subvencionim të qirave për 50 për qind, po kërkojmë riprogramim të kredive, po kërkojmë shtyrje të deklarimit të tatimeve për së paku për tre muaj. ATK është duke shtuar presionin ndaj neve. Të hyrat tona kanë ra, kurse të hyrat tona kanë ra, kurse nuk po e marrim përkrahjen nga shteti. Ku në të ardhmen kërkojmë edhe uljen e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar”, kërkon Kllokoqi, përcjell Telegrafi.
Ai në këtë konferencë për medie, tha se duhet të riprogramohet Manuali i Ministrisë së Shëndetësisë që e prek këtë sektor.
“Po ashtu, kërkesë tjetër është edhe riporgramimi i manualit. Duhet të ulemi së bashku dhe të rishikojmë. Ne mendojmë se riprogramimi duhet të bëhet në bazë të metrave katrorë”, tha ai.
Në fund, Kllokoqi tha se nuk pajtohet me pohimin e kryeministrit Avdullah Hoti se ky sektor e ka përhapur virusin COVID-19.
“Nuk pajtohem me pohimin e kryeministrit [Avdullah Hoti] që gastronomia e ka përhapur virusin. Ne jemi familje edhe ne nuk dëshirojmë ta dërgojmë virusin në shtëpiat tona. Për këtë bëjmë thirrje, nëse lirohen në të ardhmen masat, kontrollin le ta bëjë shteti. Ne jemi për t’i respektuar rregullat”, përfundoi Kllokoqi. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëKush është vajza biznesmene që po pushton tregun muzikor?
3, 2, 1 - Volvo gati për ty!
Kosova përfiton 90 milionë euro nga Banka Botërore
24 orë na ndajnë nga ngjarja e madhe Halving në Bitcoin
B&M ofron Trajnim dhe certifikim për Operuesit e Vinçave, Auto Vinçave, Pirunierëve, Ashensorëve të ndërtimit
Mesazhet iraniane ulën çmimet e naftës në tregun botëror
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
‘Hakmarrja’ e Izraelit ndaj Iranit - gjithçka që ndodhi në ditën kritike
Serwer tregon se pse Serbia i frikësohet anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës
Barcelona po nënshkruan mega-kontratë, ajo do t'i sjellë klubit mbi një miliard euro
Treni në Japoni u nis me 17 minuta vonesë: Kur pasagjerët dëgjuan arsyen, askush nuk u zemërua
Pas ‘hakmarrjes’ së Izraelit ndaj Iranit, reagon shefi i NATO-s
Von Cramon: Nëse Kosova e Serbia përfitojnë më shumë nga moszbatimi i marrëveshjeve, vështirë të bëhet diçka në Bruksel