LAJMI I FUNDIT:

Klitschko: Lufta shkatërroi jetën normale në Kiev

Klitschko: Lufta shkatërroi jetën normale në Kiev

Kryetari i bashkisë së Kievit, Vitali Klitschko, i pyetur se si është jeta në kryeqytetin ukrainas për momentin, tha se numri i popullsisë së qytetit ka rënë në mënyrë dramatike që nga fillimi i agresionit rus në shkurt.

Ai tha: “Para luftës, vetëm dy muaj më parë, popullsia e qytetit tonë ishte 2.5 milionë banorë, ne jemi një nga qytetet më të mëdha në Evropën Lindore”.

“Tani mendojmë se gjysma e popullsisë – gra dhe fëmijë – tashmë është larguar. Shumica e popullsisë tani janë burra që janë gati të mbrojnë qytetin tonë”.


Klitschko shtoi se lufta ka “shkatërruar jetën normale”, me rrugët e Kievit të zbrazura dhe të bllokuara nga njerëz me uniformë që po luftojnë për Ukrainën.

Megjithatë, ai tha se njerëzit dëshirojnë të kthehen në qytet.

“Rreziku këtu për të vdekur është shumë i lartë, dhe kjo është arsyeja pse këshilla ime personale për të gjithë ata që duan të vijnë, ju lutemi merrni pak më shumë kohë dhe le të shohim se si do të zhvillohet situata”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Musk po shkakton telashe në Evropë - çfarë përfiton ai nga kjo?

Evropa

"Heil Tesla": Foto e diskutueshme e Muskut, projektohet në fabrikën e Teslas në Berlin

Evropa
Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Çfarë është La Niña, a do të ndryshojë motin e Evropës dhe a do të sjellë probleme?

Evropa
NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

NASA fotografon dukurinë e rrallë të Hënës që kalon faqen e Tokës nga mbi një milion kilometra larg

Botë
Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Rusia e pranon fajin? Hetimet sugjerojnë se aeroplani i Azerbaijan Airlines në Kazakistan u rrëzua nga sistemi raketor rus Pantsir-S1

Botë
Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Autoritetet e Serbisë i mbyllin punonjësit brenda ndërtesave qeveritare - nuk i lejojnë të marrin pjesë në grevën e përgjithshme

Serbia
Kalo në kategori