Klinika Zhan Mitrev me një njoftim për media ka njoftuar qytetarët për kontributet e stafit të tyre në konferenca profesionale të fizioterapisë.

"Me ftesë të Shoqatës Kroate të Fizioterapistëve, kolegu ynë Blazhe Arsov, i cili është edhe kryetar i Shoqatës së Fizioterapistëve të Maqedonisë, mori pjesë aktive në kongresin ndërkombëtar të fizioterapistëve, Physiotherapia Croatica, i cili u mbajt nga data 4 deri më 5 maj. Morën pjesë mbi 150 fizioterapistë nga rajoni (Kroacia, Sllovenia, Bosnja dhe Hercegovina dhe Maqedonia).


FB IMG 1683462420074

Në mesin e 30 punimeve të prezantuara në fushën e fizioterapisë ishte edhe ai i kolegut Blazhe Arsov me temë “Sfidat e fizioterapisë në trajtimin e pacientëve me LVAD të implantuar” (bashkautorë Leposava Lazarovska dhe Dr. Tanja Angjusheva). Tema ngjalli interes dhe dëshirë për të krijuar bashkëpunim dhe hulumtim të përbashkët në fushën e trajtimit të pacientëve me LVAD.

FB IMG 1683462390946 1

Po ashtu në kuadër të kongresit, Shoqata Botërore për Fizikoterapi ëORLD PHYSITERAPY njoftoi se aplikacioni për pranim në shoqatë (MFZ) është miratuar nga të gjithë anëtarët dhe se zyrtarisht bëhet anëtare e kësaj organizate botërore.

MFZ është organizatë joqeveritare, themeluesit dhe menaxhuesit e së cilës janë pjesë e ekipit tonë të fizioterapistëve dhe aktualisht përfaqësojmë Maqedoninë në fushën e fizioterapisë.

Gjithashtu, me ftesë të Odës së Fizioterapistëve të Kosovës dhe kompanisë Iskra Medical nga Sllovenia, para 800 fizioterapistëve nga rajoni i gjerë i Kosovës, Shqipërisë, Italisë, Turqisë, Kroacisë, Sllovenisë, morëm pjesë aktive në ligjeratën me temë “Stimulimi Funksional Magnetik”, ku si përfaqësues të vetëm nga Maqedonia prezantuam punën e fizioterapistëve nga departamenti për trajtim intensiv në Klinikën Zhan Mitrev" thuhet në njoftimin e kësaj klinike. /Telegrafi/

FB IMG 1683462457879