LAJMI I FUNDIT:

Klinika Zhan Mitrev: Akuza është krejtësisht e pabazë, presim një proces publik dhe transparent

Klinika Zhan Mitrev: Akuza është krejtësisht e pabazë, presim një proces publik dhe transparent

Klinika Zhan Mitrev ka reaguar pasi Prokuroria e ka pranuar aktakuzën ndaj tyre. Nga klinika presën proces publik dhe transparent përmes të cilit do të dëshmojnë pafajësinë e tyre në lidhje me të gjitha akuzat ndaj doktor Mitrev dhe klinikës së tyre.

“E vërteta është në anën tonë, akuza është krejtësisht e pabazë dhe këtë do ta vërtetojmë institucionalisht. Presim një proces të shpejtë dhe transparent në të cilin do të dëshmohet e vërteta përmes informacionit të qartë dhe publik, dëshmive dhe provave se asnjë pacient nuk është mashtruar. Gjatë pandemisë Covid-19, klinika dhe stafi ynë kanë luajtur një rol heroik, prandaj, ky turp dhe këto sulme që ne po përjetojmë le t’i shërbejnë atyre të cilët i kanë porositur ato. Ne kemi përdorur hemofiltrimin si një metodë për të trajtuar pasojat e Covid-it, por jo si një ilaç apo kurë për Covid-in. Pretendimet e Prokurorisë Themelore Publike në aktakuzë nuk kanë asnjë kuptim”.


“Edhe një herë theksojmë se edhe në periudhat më të vështira, Klinika ka punuar sipas të gjitha standardeve ndërkombëtare, në mënyrë transparente dhe në përputhje me metodat e përcaktuara dhe të lejuara të trajtimit. Të gjitha këto do t’i vërtetojmë në gjykatë dhe mendojmë se publiku na mbështet plotësisht dhe drejtësia jonë është mëse e qartë për ta”, thuhet në njoftimin e Klinikës “Zhan Mitrev”.

Ndryshe, sot Gjykata Penale e Shkupit në tërësi ka pranuar aktakuzën kundër mjekut Zhan Mitrev dhe klinikës që ai drejton. Nga gjykata kanë njoftuar se është caktuar edhe data e seancës së parë, që do të jetë më 28 shkurt 2023.

Në trend Lajme

Më shumë
BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

BE afër finalizimit të raportit për çështjen e masave ndaj Kosovës

Lajme
Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Policia e Kosovës gjen kamera në rrugët malore në kufirin Kosovë-Serbi

Lajme
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Vajza ther me thikë babain e saj në Shtime

Kronika e Zezë
FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

FSK në trajnim në Belize me ushtrinë britanike, Maqedonci publikon fotografi

Lajme
Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Pas tre fëmijëve, gjendet edhe trupi i pajetë i Alma Arrazit në ujërat e Bunës

Lajme
Kalo në kategori