LAJMI I FUNDIT:

Klinaku tregon se si Agim Ramadani planifikoi ta sulmonte Burgun e Dubravës

Klinaku tregon se si Agim Ramadani planifikoi ta sulmonte Burgun e Dubravës

Bashkëluftëtari i Agim Ramadanit, Istref Klinaku ka treguar se si dëshmori i kombit Agim Ramadani kishte planifikuar në vitin 1997 ta sulmojë Burgun e Dubravës ku kishte shumë shqiptarë të dënuar nga Serbia.

Klinaku u shpreh se në fillim kjo ide nuk i kishte pëlqyer dhe i ishte dukur e pamundur të realizohej.

“Agim Ramdani më tha e kam një ide, duhet ta sulmojmë burgun e Dubravës. Mua mu duk shumë palidhje. Ai më tha duhet t’i nxjerrim njerëzit edhe i kemi të gatshëm për luftë. Krejt shokët i kish aty, Nait Hasani e të tjerët”, tha ai, në Debat Plus të RTV Dukagjini.


Klinaku tregoi se Agim Ramadani i kishte thënë se i duhet vetëm një kamion e një traktor, kurse armatimin do ta merrte përsipër vetë ai.

“Unë thash paskam humb kohë. Ky s’qenka në veti. I thash Agim është e pamundur. Ai tha, jo është e mundshme. Më tha ti duhet brenda t’i gjesh 20 persona. Unë thash familjarë mundem me i tubu që janë të gatshëm me shku… Tha duhet një kamion, një traktor, për armatim, tha unë e marr përsipër. Ia nisi me ma shpjegu skemën, ku janë rojet”, tha Klinaku.

Pastaj, sipas Klinakut, rrethanat në Kosovë kishin ndryshuar dhe kjo ide nuk ishte realizuar asnjëherë.

“Unë thash në rregull ia nisim. Ka mbet kjo ide si ideja e vetme që ai duhej sa më shpejt të hyjë në Kosovë, me kry këtë aktivitet. Por, rrethanat ndryshuan, kjo ka ndodhë ka fundi i vitit 1997, dy – tre muaj pa ndodhë lufta e Prekazit. Me luftën e Prekazit, kanë ndryshu gjërat drastikisht në kuptimin e lehtësisë së organizimit për luftë, tash kërkohej organizatorë”, tha ai.

Klinaku thotë se Agim Ramadani kishte dyshuar se ishte “spiunuar” në lidhje me përgatitjet për sulm në Burgun e Dubravës.

“Pas disa ditësh që erdhi në Tiranë, lajmet u dhanë që të burgosurit e Dubravës janë tërheqë nga Dubrava dhe janë zhvendos. Agimi po më thirr në telefon. Më tha: A i dëgjove lajmet? Më tha: Dikush ka spiunu. I thash nuk përjashtohet kjo mundësi. Për Zvicër vetëm mua më ke lënë me atë informacion andej në Tiranë ke fol me disa njerëz. I thash në Tiranë ka gjithçka ku me ditë. I thash duhet të hetohet kjo punë, por mos e përjashto mundësinë që Serbia i ka larguar të burgosurit për arsye të veta, por ne duhet ta hulumtojmë”, tha ai. /Dukagjini/

Në trend Lajme

Më shumë
Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Dalin pamjet e momentit të aksidentit ku humbën jetën dy vajzat e reja nga komuna e Kamenicës

Lajme
Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Publikon fotot e dy vajzave që humbën jetën në aksident, kryetari i Kamenicës: Dhimbja e mëngjesit të sotëm do të na përcjell gjatë

Lajme
Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Al Jazzera: Ish zv.ambasadorja amerikane në Kosovë merr detyrën si shefe e Ballkanit në Departamentin e Shtetit

Lajme
Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Policia tregon se si erdhi deri te aksidenti i rëndë në Ranillug ku humbën jetën dy vajza

Kronika e Zezë
Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Vdes edhe vajza e dytë nga vetaksidenti në Ranillugë

Kronika e Zezë
Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Dosja e SPAK si ranë në gjurmët e Bajrit dhe Bilalit

Lajme
Kalo në kategori