LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Klinaku: Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka treguar se si ndërruan rolet në skenën politike të Kosovës.

Klinaku, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “përgjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!”


Postimi i plotë i Klinakut:

“Si u ndërruan rolet në politikën e Kosovës

Për gjatë një dekade Albin Kurti ka kërkuar konflikte e gjakderdhje në veri, ndërsa Hashim Thaçi, PDK e LDK janë mbrojtur duke kërkuar qetësi e shtrirje të sovranitetit me bisedime! Tash Albin Kurti po i sulmon këta të fundit se po duan konflikte e gjakderdhje!!!

Në anën tjetër, PDK e LDK tash po qesin “zjarr nga goja” se qeveria nuk po merr masa për ta shtrirë sovranitetin në veri!!!

Ndryshime të bindjeve, parimeve e politikave varësisht a je në pozitë a në opozitë, nga të dyja anët! Dhe pse? 1) Për të mbetur në pushtet apo për të ardhur në pushtet, dhe 2) Asnjëra palë kurrë nuk e kanë kuptuar drejt kontekstin ndërkombëtar në të cilin ndodhet Kosova, kurrë nuk kanë dashtë ta pranojnë realitetin në veri dhe kurrë nuk janë brengos për gjendjen e shqiptarëve në Kosovën Lindore”, ka shkruar Klinaku. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Zhduket një 28-vjeçare në Ferizaj, familja kërkon ndihmën e policisë dhe qytetarëve për gjetjen e saj

Kronika e Zezë
Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Paralajmërohet vizitë e Lajçakut në Washington, ndihmës-sekretari O’Brien: Do ta presim me Escobarin, për tu koordinuar për Ballkanin Perëndimor

Lajme
Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Ymeri: Mos pranimi i Kosovës në KiE është dështim i Qeverisë Kurti

Lajme
Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Kurti publikon statistikat: Serbia po propagandon për dhunën ndaj serbëve në Kosovë

Lajme
Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Iu bë atentat në Bruksel më 28 prill, ndërron jetë Agustin Kaza - dyshohet se u vra për gjakmarrje

Lajme
DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

DASH hedh poshtë pretendimet për Escobarin: Nuk është shkarkuar, do të emërohet në një pozitë tjetër sipas rrotacionit

Lajme
Kalo në kategori