LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: LB bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Klinaku: LB bën koalicion vetëm me ata që janë për shkëmbim të territoreve

Sekretari i përgjithshëm i Lëvizjes për Bashkim, Avni Klinaku, ka thënë se kushti i kësaj partie për të bërë koalicion parazgjedhor me subjektet e tjera politike është për shkëmbimin e territoreve Kosovë-Serbi.

Ai ka thënë se LB-ja këtë herë do të bëjë koalicion vetëm me ato parti që e përkrahin këtë ide.


Klinaku ka thënë për “Epoka e re” se shkëmbimi i territoreve është e vetmja rrugë për ta zgjidhur problemin shkeullor në mes të Kosovës dhe Serbisë.

Sipas tij, kjo çështje nuk do të mbyllet derisa nuk zgjidhet përfundimisht.

“Zgjidhja e çështjes shqiptaro-serbe bëhet vetëm nëpërmjet ndërrimit të territoreve në bazë të vijave etnike”, ka thënë Klinaku.