LAJMI I FUNDIT:

Klinaku: Institucionet shtetërore miratojnë Specialen, por s’merren me krimet serbe

Klinaku: Institucionet shtetërore miratojnë Specialen, por s’merren me krimet serbe

Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës bënë homazhe pranë varrit të komandantit legjendar Adem Jashari dhe të rënëve të tjerë në marsin e 1998-s.

Faton Klinaku, i cili po ushtron funksionin e kryetarit të kësaj organizate, shprehu edhe pakënaqësitë e tij rreth drejtësisë së munguar për krimet serbe të kryera në Kosovë gjatë luftës së fundit duke akuzuar autoritet vendase dhe ato ndërkombëtare për fshehje dhe montim të provave.


Ai tha se ditët si këto iu kujtojnë vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet e vazhdueshme të popullit shqiptar të Kosovës për t’u çliruar nga pushtuesi në Kosovë.

“Sot na kujtohen vuajtjet, sakrificat dhe përpjekjet e vazhdueshme gjatë historisë që populli shqiptar i ka bërë për t’u çliruar nga pushtuesi serb. Këtu çdo herë si veteranë të luftës që jemi, si organizatë e veteranëve të luftës, vijmë dhe kur e shohim këtë vend dhe kur i shohim këto varreza, që në mesin e tyre ka edhe fëmijë, na kujtohen edhe shumë gjëra të tjera që pushtuesi ka bërë si maskara, krime dhe gjenocid ndaj popullit shqiptar. Ne nuk jemi të kënaqur sidomos me organet tona shtetërore të cilat nuk merren me zbulimin dhe ndjekjen e gjykimin e krimeve të luftës që i ka shkaktuar Serbia në Kosovë por fatkeqësisht si organe shtetërore kanë miratuar gjykata të ndryshme siç është ajo Speciale”, u shpreh Klinaku.

Veteranët janë të pakënaqur edhe me ndërkombëtarët duke i akuzuar për montim të provave në kohën e UNMIK-ut dhe tani të EULEX-it.

Ai ka ftuar për krijimin e një gjykate vendore e cila do të merret me krimet serbe, pasi siç tha ai, Gjykata Speciale është duke ndjekur luftën e UÇK-së dhe do të montojë provat njëjtë siç kishte bërë Tibunali i Hagës dikur.

“Edhe në kohën e UNMIK-ut e ELUEX-it gjithmonë kjo pseudo drejtësia ndërkombëtare ka bërë montime edhe te provave të ndryshme dhe nuk i ka ndjek fare krimet e luftës që i ka bërë pushtuesi serb. Është mirë që të vetëdijesohen organet tona shtetërore, të gjithë, edhe partitë politike, të vetëdijesohen dhe të krijojnë një gjykatë vendore apo të intensifikojë ndjekjen e krimeve të pushtuesit serb në Kosovë, sepse Gjykatën Speciale që këta e kanë miratuar, është vetëm duke ndjekur luftën tonë të UÇK-së. Kjo gjykatë do të merret me shpifje dhe montime të provave siç i ka bërë UNMIK-u, EULEX-i por edhe Tribunali i Hagës”, deklaroi Klinaku.

Ndryshe, sot në ditën e dytë të Epopesë së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që njihet si Dita e Dëshmorëve, po bëhen homazhe në të gjitha komplekset memorialë në të gjithë vendin./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Lajme
Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Aktakuzë ndaj dy rusëve që u kapën në Jarinjë

Drejtësi
Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Kurti, ambasadorëve të QUNT-it: Normalizimi i marrëdhënieve me Serbinë dhe anëtarësimi në Këshillin e Evropës nuk duhet të përzihen

Lajme
Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Mickoski në VLEN, caktohet agjenda bashkëqeverisëse

Politikë
Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Tentoi ta vriste për shkak se refuzoi të kryente marrëdhënie seksuale me të – Prokuroria nis hetimet për rastin në Fushë Kosovë

Jehona Hulaj
DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

DW: Sinjale alarmi nga Ballkani - po përsëritet historia?

Lajme
Kalo në kategori