LAJMI I FUNDIT:

Klimë e fuqishme ekonomike është gjitha çka ju duhet për shtëpinë tuaj

Klimë e fuqishme ekonomike është gjitha çka ju duhet për shtëpinë tuaj

Tashmë në treg është nxjerrë klimatizuesi më i ri nga VIVAX. Ky mjet i së ardhmes që ju siguron freski në ditët e nxehta dhe ngrohtësi në ditët e ftohta të dimrit.

Vlen të theksohet çmimi i fituar për dizajn të veçantë RED DOT, dhe fuqia e pajisjes më të re që harxhon më pak, pra me teknologji të avancuar për të garantuar nivel të harxhimit A+++ për ftohje dhe A++ për ngrohje.

Me klimatizuesin e ri sigurohet ngrohje edhe në temperatura prej -25 gradë celsius ndërsa gjatë ditëve të nxehta siguron freski maksimale.

Nga klientët është e garantuar se teknologjia e VIVAX është e arsyeshme për shumën e harxhuar për ta blerë. Si shtesë, e ka edhe nivelin H+ për dizajn, në vlerësimin e klientëve. Për VIVAX, mendimi i klientëve është shumë i rëndësishëm dhe për këtë nga kompania thonë se janë të lumtur që ka një përgjigje pozitive për punën e tyre.

Mënyra e funksionimit është tepër e lehtë, duke garantuar funksionim edhe me lidhje Wi-Fi, duke e lëshuar apo ndalur pajisjen tuaj edhe nëse nuk jeni në shtëpi. Kjo është një mënyrë e mirë pasi kur të ktheheni në shtëpi, atje është freskët gjatë verës dhe e ngrohtë gjatë dimrit. E kjo garantohet pa harxhime shtesë për ta lënë ndezur gjatë gjithë ditës.

Dizajni i bukur mundësohet në dy ngjyra: ngjyrë ari dhe ngjyrë të argjend. Si shtesë e kësaj është edhe vlerësimi H+ nga klientët. Jo vetëm funksioni por tanimë edhe dizajni luan rol të rëndësishëm në vlerësimin e gjërave dhe për këtë VIVAX është përkujdesur në detaje.

Klimatizuesit VIVAX garantojnë funksionim të pastër dhe ekologjik për ambientet tuaja familjare. Problemet me alergjitë e shpeshta nuk janë temë diskutimi në familje nëse në shtëpinë tuaj keni klimë VIVAX. Kjo ndikon edhe në ekonominë tuaj por edhe në shëndetin e familjes tuaj pasi nuk ka nevojë të bleni anti-alergjentë të ndryshëm. Mbi të gjitha, ju jeni rehat në shtëpinë tuaj nga faktorët e jashtëm.

Kombinimi i klimës suaj panele solare është shumë përfitues për ju pasi garantojnë kursim maksimal të rrymës. Këtë veçori më së miri e garanton klima e VIVAX, falë sistemit të vendosur për punë dhe komunikim me pajisjet për ruajtjen e energjisë dhe paneleve solare. E në këto kohëra që ka mungesë të furnizimit me rrymë dhe çmimet janë të larta, kjo është një lehtësim për ekonominë e familjes suaj. Ngrohje dhe freski pa kompenzim. A ka më mirë?

Klima tashmë nuk është luks por është një nevojë e paevitueshme ndërsa lehtësimet që i ofron VIVAX janë një vlerë shtesë për shtëpinë tuaj, për dy ekstremet klimatike. Ekonomia, bukuria, shëndeti, ekologjia dhe rehatia, janë elementet përmbledhëse që janë të përfshira në një klimatizues të vetëm.

Artikull i sponzorizuar