Kledi Bahiti i ThreeDots thumbon Getin, ironizon me tekstin e “Ajo” (Foto)

Një prej producentëve të produksionit ThreeDots, Kledi Bahiti, ka thumbuar superyllin e hip hopit shqiptare, Getoar Selimin.
Sipas producentit, i cili ka krijuar së fundmi këngën “1,2,3”, nga Flori dhe Besa Kokëdhima, teksti i këngës “Ajo” nuk është i ndonjë kualiteti të lartë, shkruan Telegrafi.
“Hajde ke djali, me pamje nga mali... hahaha, super tekst me pikpamje të lartë shoqërore”, ka thumbuar Kledi Bahiti në profilin e tij personal në Facebook.
Pjesa “Hajde te djali me pamje ka mali” është pjesë e repturës së Getoar Selimit në këngën “Ajo” që tashmë është shndërruar në një nga këngët më të dëgjuara të kësaj vere.
Kënga “Ajo” për 10 ditë ka arritur gati 6 milionë klikime. /Telegrafi/
Top Lajme
BBVK
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals



























































