LAJMI I FUNDIT:

Kjo vilë pritet të shitet më së shtrenjti në ndonjë ankand

Kjo vilë pritet të shitet më së shtrenjti në ndonjë ankand

Një rezidencë prej 20,000 metrash katrorë në Kaliforni është në ankand – dhe me një çmim prej 160 milionë dollarësh, ajo mund të bëhet shtëpia më e shtrenjtë ndonjëherë që ka shkuar ‘nën çekiç’.

Villa Firenze me 13 dhoma gjumi është vendosur në më shumë se 9 hektarë tokë në Beverly Hills dhe mund të arrihet përmes rrugës së vet private, sipas Concierge Auctions, e cila po merret me shitjen, raporton cnn.

Shtëpia është zbukuruar me tavane të harkuar, vatra të shumta dhe 25 banjo, ndërsa pasuria më e madhe përmban tre shtëpi të ndara për mysafirë, transmeton Telegrafi.

Pallati me portë ndodhet në lagjen ekskluzive North Beverly Park, vendi i personave të famshëm përfshirë Rod Stewart, Denzel Washington dhe Sylvester Stallone, sipas një njoftimi për shtyp.

Komoditetet në natyrë përfshijnë një shteg vrapimi, pishinë, xhakuzi, fushë tenisi dhe një oborr mjaft të madh për 30 makina.

“Kjo është me të vërtetë një kryevepër që është mjaft e pamundur të rikrijohet”, citohet të ketë thënë pronari i pronës në njoftimin për shtyp.

“Shumë nga artikujt më të dëshirueshëm dhe të lakmuar në botë shiten në ankand – dhe si ato, Villa Firenze është gjithashtu një vepër arti në vetvete”.

Shtëpia e bollshme u rendit nga agjentët e pasurive të patundshme Hilton & Hyland me 160 milionë dollarë, të cilat, nëse arrihen, do ta bënin atë pronën më të shtrenjtë rezidenciale për tu shitur ndonjëherë në ankand, tha Concierge Auctions.

Ankandi do të zhvillohet në internet, gjatë tetë ditëve, nga 26 janari. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Australiania e goditi një fatkeqësi para dasmës: Nuk do ta besoni se si mbeti pa fustanin e nusërisë

Fun
Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Shpenzoi 100 dollarë për fustanin që do ta vishte në një dasmë, u shokua kur pa shoqërueset e nuses që kishin veshur të njëjtin

Interesante
A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

A mund ta gjeni copën e kaltër të djathit?

Interesante
Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Balenciaga prezanton byzylykun e ri që duket si ngjitës - reagon interneti

Interesante
Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe

Pronari paralajmëron qytetarët për strucin e lirë që vrapon shpejt dhe "godet shumë fort"

Fun
Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Një makinë e bllokuar në ishull për vite me radhë - pamja e radhës e çuditshme nga Google Street View

Interesante
Kalo në kategori