LAJMI I FUNDIT:

KJO TRËNDAFILE E FUNDIT E LULËZUAR

KJO TRËNDAFILE E FUNDIT E LULËZUAR

Poezi nga: Thomas Moore
Përktheu: Servet Bytyçi

I


Kjo trëndafile e fundit e lulëzuar
nga vera vetëm paska mbetur
se shoqet e bukura që i kishte
janë vyshkur, janë tharë e tretur .

II

Nuk ka më motër as shoqe
As gonxhe pranë ti rrijë
të kuqes t’ja shtojë ngjyrën
o psherëtimës t’i psherëtijë

III

S’do e lë të vetme të trishtuar
vetëm me pishën e lartë
kur lulet tjera të bukura flenë
dhe kjo do flejë, bashkë të jenë.

IV

Kështu unë do t’i shpërndajë
rreth shtratit plot lule gjethe-njomë
ku flejnë shoqet e saja
të vdekura e pa aromë

V

Shpejt dhe unë do iki
kur shoqëria të vdesë
dhe nga dashuri e miqve që më rrethojnë
asgjë më të mos mbesë.

VI

Kur zemrat që na ngrohin
shtrihen vetëm o lumi i merr
oh kush mundet të jetojë
ketë botë të zezë të mbushur terr.