LAJMI I FUNDIT:

Kjo mund të jetë ‘vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj’ – paralajmëron shkencëtari i NASA-s

Kjo mund të jetë ‘vera më e freskët për pjesën tjetër të jetës suaj’ – paralajmëron shkencëtari i NASA-s

Një shkencëtar i NASA-s ka paralajmëruar se kjo verë “do të jetë më e freskëta” për pjesën tjetër të jetës së njerëzve, pasi valët e të nxehtit vazhdojnë të godasin Evropën dhe SHBA-në.

“Shumica e njerëzve ende nuk e dinë se në çfarë rreziku janë”, ka thënë Peter Kalmus në Twitter, përcjell Telegrafi.


Andaj, Kalmus bëri thirrje që përdorimi i lëndëve djegëse fosile të përfundojë sa më shpejt të jetë e mundur, përpara se të sqaronte në një postim të mëvonshëm se “do të ketë gjithmonë ndryshime rajonale dhe ndërvjetore, por në një kuptim mesatar, tendencat e nxehtësisë nënkuptojnë se kjo do të jetë vera më e freskët për një kohë të gjatë”.

Gjashtë muaj më parë përballej me temperatura -50 gradë Celsius, tani një qytet në Kinë po "digjet" në shumë se 52 gradë Celsius
Lexo po ashtu Gjashtë muaj më parë përballej me temperatura -50 gradë Celsius, tani një qytet në Kinë po "digjet" në shumë se 52 gradë Celsius

Ai tha gjithashtu se nëse bota dhe shoqëria “kalojnë në modalitetin e emergjencës klimatike”, do të ishte e mundur që planeti të fillonte të ftohet deri në fund të shekullit.

Ndryshe, qysh në fillim të korrikut të sivjetmë, rekordet për temperaturën më të lartë mesatare në botë u thyen tri herë brenda një jave.

Rekordi i ri u vendos më 7 korrik, kur bota ishte për 0.31 gradë Celsius më e nxehtë sesa në gusht të vitit 2016, kur ishte vendosur rekordi i mëparshëm.

Vala e të nxehtit në Evropë: A është e sigurt të udhëtosh dhe çfarë duhet pasur parasysh nëse bën një gjë të tillë?
Lexo po ashtu Vala e të nxehtit në Evropë: A është e sigurt të udhëtosh dhe çfarë duhet pasur parasysh nëse bën një gjë të tillë?

Ndër shkaqet që kanë çuar në këto temperatura të larta është sasia e madhe e dioksidit të karbonit në atmosferë.

Sipas agjencisë për klimën në Administratën Kombëtare Oqeanike dhe Atmosferike (NOAA) të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, sasia e rritur e dyoksidit të karbonit në atmosferë shkakton “ngritjen e temperaturës globale”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Gjermania po e jep falas këtë vilë gjigante, por ka një problem: Sapo përmendet ish-pronari, askush nuk e dëshiron

Evropa

"Gjëra që ndodhin vetëm në ëndrra" - fermeri amerikan që gjeti një grumbull monedhash ari zbulon detaje nga gjetja e tij

Botë
Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Nga Zvicra në Ukrainë, imazhe që tregojnë se qiellin e cilave vende e ndriçoi Aurora

Botë
Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Dy ushtarakë e poshtërojnë Vladimir Putinin - nuk pranojnë ta përshëndesin presidentin rus

Evropa
Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Si do t’i përdorin ukrainasit aeroplanët luftarakë F-16?

Evropa
A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

A po përpiqet Rusia të hap një front të ri - çfarë thonë autoritetet ukrainase?

Evropa
Kalo në kategori