LAJMI I FUNDIT:

Kjo ka qenë dita më e ftohtë në muajin janar në Maqedoni

Kjo ka qenë dita më e ftohtë në muajin janar në Maqedoni

Gjatë muajit janar këtë vit, i cili sipas meteorologëve ka qenë ekstremisht i ftohtë, janë shënuar temperaturat më të ulëta deri tani. Më tetë janar në Berovë janë matur -28 gradë celcius, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas të dhënave të Drejtorisë për Shërbime Hidrometeorologjike, në gjithë vendin temperaturat mesatare gjatë janarit kanë qenë nën zero dhe kanë lëvizur prej -6,8 në Mavrovë dhe deri zero në Gjevgjeli.


Ndërsa sa i përket borës për këtë vit, më shumë është matur më 19 janar në Mavrovë ku ka arritur deri 85 centimetra./Telegrafi/