Ndërsa dhjetëra tornado përfshinë të gjithë pjesën jugore të SHBA-ve këtë javë, duke shkaktuar kërdi dhe duke marrë jetën e të paktën 20 njerëzve, një histori individuale ka bërë bujë në lajmet botërore.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, shtatëdhjetë e pesëvjeçarja Charlesetta Williams ishte duke shikuar TV me djalin e saj të premten, kur një tornado “zbriti” në shtëpinë e saj në Teksas.


Ajo vrapoi në banjë, u fut në vaskë, dhe hodhi një batanije mbi vete për mbrojtje.

Tornadoja ishte e fuqishme sa që përveçse shkatërrojë shtëpinë, edhe vaskën e “mori me vete” duke e “fluturuar”, me gruan ende aty, por gruaja nuk ishte lënduar. /Telegrafi/