LAJMI I FUNDIT:

KJO FOTOGRAFI

KJO FOTOGRAFI

Nga: Brian Molko (kënga “This Picture”, albumi “Sleeping with Ghosts” i grupit Placebo, 2003)
Përktheu: Fadil Bajraj

E ruaj një imazh të vashës nga taketukja
Derisa cigarja digjet në gjoksin tim
E kam shkruar një poezi që përshkruante botën e saj
E kjo ma testoi miqësinë time
Dhe natën vonë
Derisa këmbadoras
Kishte zakon të shikonte si puthja dyshemenë
Çka s’është në rregull me këtë fotografi?
Çka s’është në rregull me këtë fotografi?


Lamtumirë vashë nga taketukja
Flokë dëbore e ndaluar
Kij kujdes nga kjo botë e trazuar
Ruaju nga tërmetet
Mirupafshim plagë të hapura
Qendër e thyer e dyshemesë
E dimë se na mungon
Na mungon fotografia e saj

Ngandonjëherë është e shpëlarë
E shpërbërë
Nga frika se mos mplaket
Ngandonjëherë është e shpëlarë
E vrarë
Nga frika se mos mplaket

Lamtumirë vashë nga taketukja
Ëmbëlsirë engjëllore me fruta
Kij kujdes nga kjo botë e trazuar
Kontrolloji harxhimet tuaja
Mirupafshim plagë të hapura
Mirupafshim dhe për më tepër
Ne e dimë sa na mungon
Na mungon fotografia e saj

Mbaju
Sado që përpiqemi
Ka mbaruar
Mbaju
Sado që përpiqemi
Ka mbaruar

Ngandonjëherë është e shpëlarë…
Nga frika se mos mplaket
S’mund të ndalosh mplakjen…