eksperti-banner

Shumë herë femrat në Kosovë hasin në një rivalitet të nxehtë kur takohen dy gjigantët e futbollit botëror, Real Madrid – Barcelona.
Në Kosovë është një numër i madh i tyre që kur luajnë këto dy ekipe mbyllen në dhomat e tyre ose edhe në kafiteri dhe shikojnë çdo gjë në imtësi. Futbolli por edhe shumë sporte të tjera janë në zemrat e femrave të Kosovës. Ato janë tifozë të zjarrta. Edhe kombëtarja e Kosovës ka tifoze të zjarrta dhe që sonte duan fitore kundër Ishujve Faroe që luhet në orën 20.00 në stadiumin e FSV Frankfurtit. Merita Marteti, një bukuroshe që njihet në skenë edhe si tifozë e sportit, por si gazetare e redaktore-producente në RTK. Merita është në shtetin shqiptar dhe në orët e mesditës ka bërë një foto në bikini në terrasën e hotelit, duke treguar edhe vijat e saja të trupit që ka pothuajse si sportive.

“Jam tifoze e trentë e kombëtares së Kosovës. Sonte e dua fitoren e saj ndaj Ishujve Faroe”, tha për gazetën kombëtare ‘Bota sot” Merita. Ajo momentalisht është e angazhuar në emisionin “Natën” me aktorin e njohur Fatmir Spahiun. Merita së paku katër herë në javë merret me fitnes. Ajo është dashuruar edhe në sportin e atletikës, sepse në disa aktivitete që organizohen në kryeqytet si gjithnjë është e pranishme dhe mjaft e shpejt, duke sfiduar edhe atletet profesioniste. Merita me trup si peshk apo si thonë në gjuhën evropiane seksi, ka qenë edhe modele në periudhën 2000-2007. Ajo është bash qytetare e Prishtinës.


“Jam 32 vjeçe dhe në formën më të mirë jetësore. Sporti është jetë dhe për atë edhe shumë i kushtoi rëndësi fitnesin”, tha Merita. “Një karakteristikë ka qenë se në Turqi kur dola në bikini, me thanë si gruaja e Tarzanit, duke u bazuar në muskujt trupor”, theksoi bukuroshja e Prishtinës.

merita 1

merita 2

merita 3

merita 4

merita 5