LAJMI I FUNDIT:

Kjo është skuadra që mund ta shokojë këtë vit futbollin britanik

Kjo është skuadra që mund ta shokojë këtë vit futbollin britanik

Një shok i madh po e pret futbollin britanik, pasi ekipet autsajdere po kërcënojnë skuadrat milionere dhe favorite për titullin e kampionit.

Kësaj here nuk bëhet fjalë për Leicesterin që ka befasuar të gjithë në Ligën Premier të Anglisë, por për skuadrën skoceze Aberdeen. Në rast se Aberdeeni fiton titullin e kampionit para Celticut në elitën e futbollit të Skocisë, atëherë ky do të jetë një lajm vërtet shokues dhe befasi më e madhe edhe nëse Leicesteri shpallet kampion në Angli, përcjell sot Koha Ditore.


Nga viti 1985, kur Aberdeeni pati fituar titullin, në Skoci vetëm dy skuadra kanë dominuar. Celticu dhe Glasgow Rangers kanë fituar gjithë titujt, andaj edhe është befasi nëse një skuadër e tretë fiton titull në Skoci, shumë më shumë sesa Leicesteri të fitojë titullin e Anglisë.

Leicesteri është lider në tabelë me pesë pikë para Tottenhamit, kurse ka lënë pas vetes edhe Arsenalin e Manchester Cityn. Ndërkohë, në Skoci, Aberdeeni është në pozitën e dytë në tabelë, ka një pikë më pak se skuadra e Celticut.

Deri në fund të këtij edicioni kanë mbetur edhe dhjetë ndeshje për t’u zhvilluar, kurse Aberdeeni favorizohet nga bastoret vetëm 10 për qind për t’u shpallur kampion për dallim nga Leicesteri që i jepen 44 për qind gjasa.