LAJMI I FUNDIT:

Kjo është çanta e re Gucci, që shumë shpejt do ta shihni gjithandej

Kjo është çanta e re Gucci, që shumë shpejt do ta shihni gjithandej

Gucci është një prej firmave të luksit më të preferuara nga të gjithë, si meshkujt edhe femrat.

Duket sikur çdo gjë që kjo firmë nxjerr shumë shpejt kthehet në trend, madje rrugëve të qytetit e shohim shpesh logon e saj, edhe pse në shumë raste në imitime. Nga bluzat e famshme me logon para, e deri të portofolat apo çantat, Gucci është ngado!


Por, cila është çanta e re e Gucci-t që do të shohim të pushtojë rrugët e qytetit shumë shpejt?

Çanta e re Ophidia GG Supreme në formë drejtkëndëshi ka tre shiritat tipik me nuancat e gjelbra dhe të kuqe, që nuk mungon asnjëherë.

Por kjo çantë në fakt ndoshta nuk mund të përballohet nga të gjithë, pasi çmimi i saj është 1750 dollarë.