LAJMI I FUNDIT:

Kjo është ajo se si duket një palestër vetëm për gratë, disa burra “protestojnë” kundër saj

Kjo është ajo se si duket një palestër vetëm për gratë, disa burra “protestojnë” kundër saj

Heather Huesman është një 23-vjeçare që ndau përvojën e saj në palestrën e grave Blush Fitness dhe kështu provokoi komente të shumta.

“Dritaret janë të lyera, ajo është e hapur 24 orë në ditë dhe shtatë ditë në javë, dhe ju mund të hyni vetëm me ndihmën e një çelësi special që marrin anëtarët e kësaj palestre”, tha Heather në videon e saj.


“Produktet e higjienës së grave janë falas për anëtarët e saj”, shtoi ajo, transmeton Telegrafi.

“Vendosa të ndaj përvojën time sepse sapo hyra në Blush, u ndjeva e lehtësuar. Ndjeva një frymë ajri të pastër duke hyrë në palestër pa burra”, tha ajo për BuzzFeed.

@heatherhuesmanThe BEST GYM! We need these everywhere, we feel so safe and comfortable going to the gym, gonna be my new favorite spot!🦋💕 #fyp #TikTokGGT #blush♬ SUNNY DAY – Matteo Rossanese

“Ndihem më e sigurt. Më pëlqen të vesh rroba të ngushta në palestër sepse është më e lehtë për t’u ushtruar dhe tani nuk kam pse të shqetësohem nëse burrat më bëjnë fotografi pa leje ose duke vështruar”, shtoi ajo.

Komentet në videon e saj janë kryesisht pozitive.

“Më pëlqen kjo. Jam lodhur nga burrat e moshuar që vijnë në palestër dhe thjesht ulen atje me syze dielli”, “Derisa burrat të mësojnë si t’i respektojnë gratë, nevojiten gjëra të tilla”, “Sikur të kishte diçka të tillë përreth meje”, shkruanin disa komentues, por kishte edhe nga ata që panë anën negative në të.

“A nuk i dhamë fund veçimit 60 vjet më parë”? “Kjo nuk më duket si barazi”, shkruajnë disa burra.

Videoja e Heatherin shpejt u bë virale dhe fitoi tashmë gjashtë milion shikime. /Telegrafi/

Në trend Fun

Më shumë
I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

I premtoi se do t’ia jep 10 funte nëse ia pastron veturën, britaniku pendohet keq – nipi 8-vjeç ia mbushi tërë mjetin me ujë

Fun
Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Video që bëri botën të qajë - qeni i moshuar provoi çokollatën për herë të parë dhe të fundit

Fun
Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Reagimi i qenit pasi u braktis nga pronari i tij – pasi pamjet u bënë virale, dikush u kujdes që t'i gjente një 'shtëpi të re'

Interesante
Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Pasagjeri ngec në tualet gjatë një udhëtimi me aeroplan në Indi – tërë fluturimin mbeti i ngujuar – ekuipazhi i lanë një letër interesante

Interesante
Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Ndaloi një furgon që lëvizte pa shofer - por më pas kuptoi se kishte gabuar rëndë

Fun
Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Babai bën akrobacione me foshnjën, mjekët paralajmërojnë se lëvizje të tilla mund të shkaktojnë lëndime në tru

Interesante
Kalo në kategori