LAJMI I FUNDIT:

Kjo erëz bën çudira në organizëm: Çfarë shëron speci i ëmbël i bluar

Kjo erëz bën çudira në organizëm: Çfarë shëron speci i ëmbël i bluar

Speci i bluar ndikon pozitivisht në shëndetin e gjakut, syve dhe pengon dëmtimet dhe përflakjet në trup!

Speci i ëmbël i bluar përftohet me tharjen dhe bluarjen e specit të kuq dhe, pos që ushqimit të ketë shije të pasur, ka edhe cilësi të shumta shëruese, transmeton Telegrafi.


Speci i bluar përmban vitaminën E, beta-karotenin, luteinën dhe zeaksantinën, që e bën ilaç të shkëlqyeshëm natyral për shëndetin e syve dhe mbrojtjen e të shikuarit.

Hulumtimet kanë treguar që konsumimi i specit të bluar ul rrezikun nga sëmundjet degjeneruese të syve, katarakti dhe verbëria e pleqërisë.

Është e njohur që përmban edhe kapsaicinë, komponent i cili rregullon përflakjet në organizëm dhe ndikon pozitivisht në sistemin e organeve të tretjes.

Hulumtimet tregojnë që kjo erëz shton nivelin e kolesterinës së mirë në gjak dhe kështu zvogëlon rrezikun nga sëmundjet e zemrës.

Studimet kanë treguar që materiet ushqyese të cilat i përmban speci (luteina, beta-karoteni dhe zeaksantina) me sukses mposhtin stresin oksidativ i cili rrit rrezikun nga shfaqja e kardinomit.

Gjithashtu, kapsaicina zvogëlon rrezikun nga shfaqja e qelizave malinje, prandaj konsiderohet që speci i bluar ka veprim antikancerogjen.

Pos përparësive të përmendura, speci i kuq i bluar rregullon nivelin e sheqerit në gjak, përmban hekur dhe vitaminë A dhe vetvetiu është i shkëlqyeshëm për shëndetin e qarkullimit të gjakut, mirëpo lirisht mund të përdoret edhe gjatë dietës.

Vërejtje: Specin e kuq të bluar mund ta përdorni në përgatitjen e gjellëve të ndryshme, mirëpo është me rëndësi të verifikoni cilën dozë bën ta përdorni. /Telegrafi/

Në trend Shëndetësi

Më shumë
Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Bima që e ndukim dhe e shkelim, duke menduar se është një barojë, në fakt ka vlera të shumta për shëndetin

Ushqim i shëndetshëm
Kalo në kategori